Aktualitet21 Maj 2024, 11:58

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Shkruar nga Pamfleti

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.

Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani në gjithë vendin janë certifikuar 134 subjekte për të ushtruar aktivitete lundrimi për shëtitje pasagjerësh dhe dhënie me qera të  mjeteve lundruese jaht, motorskaf dhe jetski dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme.

Por Kujdes!

Mjetet lundruese janë mjete kënaqësie për shumë njerëz. Por harrojmë se deti mbart shumë rreziqe të paparashikuara ndaj është thelbësore që pronarët dhe operatorët e mjeteve të lundrimit të kenë sigurimin e duhur për të parandaluar humbjet e panevojshme në rast aksidenti.

Sigurimi nuk parandalon aksidentet por ai dëmshpërblen dëmet që pasojnë prej tyre. 

 

Por a kontrollohen mjetet lundruese që lëvizin në ujërat e Shqipërisë, qoftë det apo liqen?

Nëse nuk kemi sigurimin e detyrueshëm të makinës, gjobitemi nga Policia në rrugë. Por për mjetet lundruese, a operon edhe Kapiteneria në të njëjtën formë, edhe pse është detyrim ligjor?

 

SIGURIMI I DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT

 

Sipas Ligjit për “Sigurimin e Detyrueshëm në sektorin e transportit”, nr.32/2021, detyrimin për të lidhur kontratën e sigurimit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës dhe personit, e ka pronari i mjetit lundrues, me fuqi motorike më të madhe se 15 kw.

Njësoj si “TPL” e autoveturës, ky sigurim mbulon dëmet ndaj palëve të treta.

Ndërsa kufiri i dëmshpërblimit është 50 Milionë Lekë për dëme pasurore dhe shëndetësore, për çdo ngjarje.

Por teksa kulmi i sezonit veror po afron, ato biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në turizem, përmes ekskursioneve detare, nuk duhet ta anashkalojnë këtë sigurim në mënyrë që të jenë të mbrojtur financiarisht ndaj aksidenteve potenciale dhe dëmeve shëndetësore që mund t’ju ndodhin udhëtarëve në lundrim.

SIGURIMI I AKSIDENTEVE DHE SHËNDETIT TË UDHËTARËVE NË LUNDRIM

“Ligji Nr.32/2021”, në nenet 17, 18, 19 të tij,  parashikon edhe sigurimin e detyrueshem ndaj aksidenteve dhe shendetit te udhetareve ne lundrim

Kufiri minimal i dëmshpërblimit për çdo ulëse apo person në bordin e mjetit lundrues është:

 

-           Në rast vdekje – 2 Milionë Lekë

-           Në rast paaftesie të përhershme – 4 Milionë Lekë

-           Në rast paaftesie të përkohshme dhe trajtimet mjekësore – 1 Milion Lekë