Aktualitet30 Nëntor 2023, 14:46

"Gërdeci"/ Zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut: Shoqërova një grup zyrtarësh amerikanë, urdhrin e kërkoi shefi

Shkruar nga Pamfleti

"Gërdeci"/ Zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut: Shoqërova

Në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut ditën e sotme në GJKKO, ka dëshmuar edhe ushtaraku Viktor Përshqeta, i cili deklaroi se ka qenë Oficer Armatimi aktiv për 27 vjet, specialist municionesh.

Gjatë dëshmisë së tij para trupës gjykuese ai është shprehur se pas një takimi që kanë pasur me një grup zyrtarësh amerikanë, ka pasur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij, për pikën 6 të urdhrit, që kishte të bënte me kostot e transportit.

“Jam emëruar 8 muaj përpara tragjedisë së Gërdecit. Me urdhër të eprorëve kam shoqëruar një grup zyrtarësh të kompanisë Cubic, amerikanë, të cilët do të bënin një inventarizim të pronave të ushtrisë nga veriu në jug.

Më ka thirrur në lidhje me urdhrin 20-44, ma ka lexuar urdhrin Ilmi Laçaj, i cili e kishte përpiluar, pasi ishte praktikë pune. Ka pasur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij për pikën 6 të urdhrit, që kishte të bënte me kostot e transportit. U tha, urdhrin e kërkon shefi, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu”, ka deklaruar ai.

I pyetur nga avokati i Mediut, “pse thoni se shefi është Mediu? A nuk është shefi juaj, eprori juaj”?

Ai i përgjigjet: Në zhargonin e zyrës me ‘shef ose shef i madh’ nënkuptonim Ministrin e Mbrojtjes, sepse shefit të shtabit i drejtoheshim me ‘Gjeneral’.

 

gerdeci ish ushtaraku shefi urdher