Aktualitet22 Prill 2024, 21:50

"Gjenerali na e nxori Shqipërinë pa kanabis, i dhuruan tokë!", Artan Hoxha shpjegon akuzat e medias italiane ndaj Agaçit

Shkruar nga Pamfleti

"Gjenerali na e nxori Shqipërinë pa kanabis, i dhuruan

Artan Hoxha ka folur për dokumentarin e shfaqur në televizionin Rai 3 në Itali, lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët dhe aludimin për lidhjet e krimit me pushtetin.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha ka shpjeguar lidhjen që gazetari italian ka bërë mes gjeneralit Lisi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrit Ëngjëll Agaçi dhe një toke në Shqipëri që i është dhuruar gjeneralit.

"Kjo është histori e diskutuar gjatë. Kush e bëri interesante? Historia doli në momentin kur Shqipëria kishte kaluar valën e kanabizimit në 2016. Për çfarë bëhet fjalë? Giorgio Mottola, gazetari, i ka marrë këto element dhe i ka vendosur në kronologji.

Gjenerali Italian, Fabrizio Lisi, emri i tij u denoncua nga Dritan Zagani, në kohën kur Zagani ishte shef i anti-drogës dhe ka bashkëpunuar me partnerët italianë.  Ky ka qenë shef i zyrës së Interpolit të Romës. Më vonë, ka qenë drejtues i misionit Interforce. Ka qenë misioni që sjell avionët. Në atë moment gjeneral Lisi u bë shumë i rëndësishëm, ishte njeriu që monitoronte Shqipërinë nga ajri.

U mbajt ajo konferenca në Pallatin e Kongreseve ku ishte ambasadori amerikan, përfaqësuesi i Guardia di Finanza, deklaron se kemi zbuluar 40 hektarë me kanabis dhe është asgjësuar 99.2% e sipërfaqes, gjë që nuk ishte fare e vërtetë. Ndërlidhja bëhet e tillë, gjeneral Lisi monitoronte nga ajri për kanabis dhe për të blerë heshtjen e tij, ndërhyn Agaçi që kishte lidhje me të dhe ka ndërmjetësuar për t’i dhuruar gjeneralit, fondacionit të tij, një sipërfaqje toke. Në intervistën që jep edhe në emision për Rai, gjenerali thotë e mora tokën, mu dhurua, sepse negocioi Sekretari i Përgjithshëm zoti Agaci, njeri i besuar i kryeministrit.

30 mijë metra në bregdet, për fondacionin, që nuk paguan as taksa. Kjo toka sipas dokumentarit, i përkiste Artur Shehut. Është personazh i njohur në 97’, njeriu që u përplas me Zani Caushin. Artur Shehu është shtetas shqiptar që ka mbi 20 vite që jeton në SHBA. Në dokumentar dolën vetëm deklarimet e gjeneralit dhe akti notarial i dhurimit. Kjo toka ka qenë në emër të një personazhi, një Pëllumb Petriti.

Në Shqipëri duhet të kishte një hetim, kjo prona, e kujt është nga është burimi, si është bërë dhe si i lindi në zemër t’ja dhurojë gjeneralit. Qëllimi i gazetarit ka qenë për të dëshmuar që ky partneri i marrëveshjes është i pabesueshëm për ne.

Për këtë histori nuk ka patur kurrë një hetim serioz. Nëse ka një agjenci të informuar është misioni i Interforce, që ndjek dhe gjurmon vetë”, tha Hoxha.

hoxha