Aktualitet 2 Shkurt 2024, 10:25

Shtyhet seanca, GJKKO kthen për hetim çështjen ndaj Vangjush Dakos

Shkruar nga Pamfleti
Shtyhet seanca, GJKKO kthen për hetim çështjen ndaj Vangjush
Vangjush Dako

Gjykata antikorrupsion ka kthyer pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos.

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste.

Seanca e kaluar nisi prej orës 12:00 në Gjykatën e Posaçme dhe vijoi deri në orën 17:00.

Ish-kryebashkiaku përmes avokatit kërkoi pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar. I pranishëm në seancë Dako deklaroi se leja për pallatin 7 katësh  "ishte vendim kolegjial". Pallati i cili u ndërtua 11 kate u dëmtua nga tërmeti më 26 nëntor 2019, dhe banorët paditën në SPAK bashkinë.  

Sa i takon tenderit të vijës bregdetare, Dako ka thënë se në seancë se projekti aty është dhe kërkoi të verifikohet, ndërsa avokatët pretendojnë se nuk ka vepër penale.

Ndërkohë seanca do të vijojë dhe me deklarimet e të akuzuarve të tjerë. Më pas do të vendoset nëse dosja do kalojë për gjykim ose jo. 

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK më 6 qershor 2023 së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Ndaj tij  rëndon akuza për shpërdorim detyre në 2 raste. Njëra për leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 për ndërtimin e një shëtitoreje në zonën bregdetare që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Prej nga momenti i arrestimit Dako vijon të gjykohet nën masën e sigurisë  'arrest me burg'

 

vangjush dako spak