Aktualitet26 Janar 2024, 11:01

Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë, studentët e mjekësisë të vendosur: Do të mbushim sheshet nëse cenohet e drejta jonë

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë, studentët e

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ditën e djeshme për studentët e mjekësisë, ata kanë dalë sot në një deklaratë për media.

Disa prej tyre u shpreh se nuk janë dakord me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi rishikimin e afateve, por do të jenë hartuesit e ligjit ata që do e caktojnë në këtë nivel apo poshtë tij.

Studentët theksojnë se nëse e drejta e tyre cenohet, do të ketë sërish protesta. Sipas tyre, do të ishte e drejtë që të dëgjoheshin të gjitha palët, ndërsa janë në pritje të vendimit të arsyetuar.

“Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma.

Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cenohet”, deklaroi një prej studentëve, në emër të tyre.