Aktualitet 2 Shkurt 2024, 12:37

Grabitet gjatë natës një pikë këmbimi valutor pranë Urës së Institutit në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Grabitet gjatë natës një pikë këmbimi valutor

Një pikë e këmbimit valutor është grabitur nga 3 persona pranë Urës së Institutit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të një dite më parë.

Burime për mediat bëjnë me dije se autorët, të maskuar, kanë mundur të marrin rreth 30 mijë lekë të reja.

Mësohet se 3 autorët kanë arritur të shembin një pjesë të murit të ndërtesës dhe më pas kanë realizuar grabitjen.

Pasi kanë kryer grabitjen, autorët kanë përdorur një automjet tip BMW për t’u larguar.

Policia ka hapur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët, por për shkak se janë të maskuar nuk janë identifikuar akoma.

 

grabitje kembi balutor tirane