Aktualitet20 Janar 2024, 18:33

Hekurudha Durrës-Prishtinë, ministri i Infrastrukturës në Kosovë takim me Benet Becin në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Hekurudha Durrës-Prishtinë, ministri i Infrastrukturës në

Linja hekurudhore që do të lidh Durrësin me Prishtinë dhe që do të kalojë përmes Shkodrës, ka bërë që Ministri i Infrastrukturës i Kosovës Liburn Aliu, së bashku me deputeten Mimoza Kusari të shkojnë në Shkodër.

Ata kanë takuar kryetarin e bashkisë, Benet Beci, i cili u ndal tek rëndësia e linjës hekurudhore dhe kthimin e Shkodrës në një qendër rajonale.

“Gjatë diskutimeve strategjike për Shkodrën gjatë kohës që kemi punuar prej shumë vitesh për mënyrën e zhvillimit të qytetit ka qenë gjithmonë rikrijimi i Shkodrës si qendër në marrëdhëniet e veta historike dhe ekonomike me gjithë rajonin. Ku Gjakova, pjesa e Kosovës ka pasur një rol historik të rëndëisshëm ekonomik në marrëdhëniet me Shkodrën”, deklaroi Beci.

Për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se Shkodra jo më kot ka qenë një qendër dikur që po rijetëzohet dhe po merr formën e saj sërish.

“Prishtina tashmë është udhëkryq i të gjitha linjave dhe korridoreve brenda rajonit. Portit të Durrësit i rritet qarkullimi në mënyrë automatike sepse përmes Prishtinës arrin kudo por Prishtinës i rritet vlera për shkak se të gjitha ato mallra vijnë dhe shpërndahen përmes Prishtinës”, deklaroi Liburn Aliu, ministri i Infrastrukturës në Kosovë.

Pas takimit, ata inspektuan nga afër stacionin hekurudhor të Mjedës, që do kthehet në një pikë lidhëse e rëndësishme e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë. Hekurudha përllogaritet të ketë një kosto prej 700 milionë euro.

hekurudha prishtinë-durrës shkodër prishtinë