Aktualitet13 Prill 2024, 14:51

Hetimet e përbashkëta, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela takim me homologun spanjoll

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet e përbashkëta, Prokurori i Përgjithshëm Olsian

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela priti në një takim homologun e Spanjës,  Alvaro Garcia Ortiz. Takimi u fokusua në ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit, ku u evidentua fakti se është i nevojshëm zgjerimi i mëtejshëm të tij, në kuadër të hetimeve të përbashkëta, hetimeve financiare dhe ekzekutimit të shpejtë të letër-porosive përmes kontakteve të drejtpërdrejta.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Alvaro Zenedo Zalba. “Qëllimi i këtij takimi në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme të kryeqytetit, u mbajt në kuadër të hetimeve të përbashkëta dhe ato financiare. Një dakordësi e takimit ishte dhe ekzekutimi i shpejtë i letërporosive përmes kontakteve të drejtpërdrejta, mes prokurorëve.

Kujtojmë se me datë 11 prill 2024, Ortiz firmosi një Memorandum Mirëkuptimi së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK-un, e cila konsiston forcimin e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si brenda por e jashtë vendit.

“Qëllimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi është të konsolidojë dhe të forcojë marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit brenda kompetencës së secilit Institucion Nënshkrues, mbi bazën e barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, duke krijuar një kuadër të qëndrueshëm marrëdhëniesh dhe komunikimi të drejtpërdrejtë.

Ky memorandum parashikon një angazhim të vazhdueshëm të dy palëve për të forcuar bashkëpunimin midis tyre, por dhe për të lehtësuar marrëdhëniet me agjencitë e tjera ligjzbatuese në rritjen e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”, njoftoi SPAK-u

TAKIMI MES PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM ÇELA ME ATË TË SPANJËS, ORTIZ, FOKUS ECURIA E DERITANISHME TË BASHKËPUNIMIT MES DY VENDEVE.

Ditën e djeshme,u zhvillua një takim midis Prokurorit të Përgjithshëm të Tiranës, Olsian Çela dhe atij të Spanjës, Alvaro Garcia Ortiz. Gjithashtu mori pjesë dhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës, Alvaro Zenedo Zalba.

Qëllimi i  këtij takimi në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme të kryeqytetit, u mbajt në kuadër të hetimeve të përbashkëta dhe ato financiare. Një dakordësi e takimit ishte dhe ekzekutimi i shpejtë i letërporosive përmes kontaktëve të drejtpërdrejta, mes prokurorëve.

Kujtojmë se me datë 11 prill 2024, Ortiz firmosi një Memorandum Mirëkuptimi së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK-un,  e cila konsiston forcimin e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si brenda por e jashtë vendit.

Nënshkrimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi u financua nga EU4FOCAL,një projekt i Bashkimit Europian. Objektivi i këtij projekti është përmirësimi i metodave e standartëve të luftimit të krimit të organizuar në vend e trafikut të drogës përmes hetimeve penale e financiare,bazuar në metoda europiane.

 

olsian cela prokuroria