Aktualitet30 Prill 2024, 14:50

Ilir Meta drejt burgut? Artan Hoxha: E pati thënë komandanti, ditë të zeza do vijnë!

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Meta drejt burgut? Artan Hoxha: E pati thënë komandanti,
Ilir Meta dhe Artan Hoxha

SPAK ka qenë kryefjalë ditët e fundit. Disa zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur. Nga njëra anë paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nga ana tjetër ‘zien’ lajmi se arrestimi i Ilir Metës është shumë afër.

Lidhur me këto ngjarje të forta, gazetari Artan Hoxha shkruan në rrjetet sociale se këto ‘ditë të zeza’ ishin paralajmëruar. Madje sipas tij nga vetë ‘komandantit’, teksa i referohet kryeministrit Edi Rama.

Mos e beso po deshe. Na tani, SPAK-u torollaku”-shkruan Hoxha, duke ‘thumbuar’ kreun e PL Ilir Meta.

E pati thënë komandanti, por nuk e dëgjuan. ‘Vallahi ditë të zeza do vinë për ju’.

Mos e beso po deshe! Na tani, SPAK-u torollaku. Kishte të drejtë apo jo presidenti?!

Se kështu thatë ju edhe për tërmetin, kur e paralajmëroi gjashte muaj përpara…”- shkruan Hoxha.

 

artan hoxha ilir meta