Aktualitet22 Prill 2024, 21:25

Ishte pjesë e dokumentarit të “Rai 3”, Eugen Beci tregon qëllimin e investigimit të gazetarit italian

Shkruar nga Pamfleti

Ishte pjesë e dokumentarit të “Rai 3”, Eugen Beci tregon

Gazetari Giorgio Mottola i transmetuesit publik italian RAI3 realizoi një investigim në Tiranë disa javë më parë, dhe që u transmetua mbrëmë.

Pjesë e intervistave të gazetarit italian ishte edhe Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda. Por pjesë nga intervista e tij nuk u bënë pjesë e dokumentarit italian.

Beçi tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se biseduan për krimin, reformën në drejtësi dhe marrëveshjen e emigrantëve.

“Pjesë e bisedës ishin krimi i organizuar mes Shqipërisë dhe Italisë, dështimi i Reformës në Drejtësi dhe marrëveshja Shqipëri-Itali për refugjatët. Për krimin e organizuar ishin ato tema që trajtohen në televizionet tona çdo natë. Reforma në drejtësi doli se ishte e ndotur nga mënyra se si janë hartuar ligjet. Si dhe marrëveshja mes dy vendeve për emigrantët dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Unë  nuk mund t’i tregoja gazetarit italian dyshimet e mia se si jam shkarkuar unë nga vettingu. Unë arrita të kuptoj se ku donte të dilte. Dokumentari ka mbledhur të dhëna për të trajtuar sinkronet. Ai ka prekur tre plagë: krimin, reformën në drejtësi dhe marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët”, tha Beci.

beci