Aktualitet25 Maj 2024, 09:44

“Ka mbërthyer politikën”, ish-kryeprokurori zbulon sa lart shkon krimi në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

“Ka mbërthyer politikën”, ish-kryeprokurori zbulon sa lart

Ish kryeprokurori Eugen Beci tha se politika nuk është më ajo që drejton lojën e pushtetit. Ai tha se krimi i organizuar e ka përmbysur situatën duke u bërë bërë shefi i politikës.

“Ne duhet tështrojmë një pyetje të rëndësishme: mos vallë krimi i organizuar e ka tejkaluar dhe është bërë shefi i politikës? Deri disa vite më parë shikonim se politika e shfrytëzonte krimin e organizuar dhe kriminelët ordinerë, por i shfrytëzonte duke qenë vetë shefe, ndërsa sot duket se krimi i organizuar e ka përmbysur këtë situatë. Nuk urdhërojnë më politikanët, por kriminelëturdhërojnë politikanët. Pjesëtarë të krimit të organizuar nuk janëmë bashkëpunëtorë, por pjesë e politikës”, tha ish-kryeprokurori Beçi për emisionin “Pa censurë”.

Duke pohuar se kur udhëhiqet strukturën hetimore kundër krimit të organizuar ndërhyrjet politike ishin të të gjitha ngjyrave, Beçi bën një dallim mesqeverisjes së PD dhe PS.

“Deri në 2013-ën, politika e tolerontekrimin, pas 2013-ës filluan shenja që politika po shkrihet me krimin. Ky është ndryshimi”, tha Beçi, i cili tregohet i drejtpërdrejtë në përgjigjen për pyetjen se sa lart shkon lidhja krim-shtet.

“Deri në nivel parlamentar, deri në nivel minitsrash, drejtuesish të lartë policie”, u shpreh ai.

Në intervistën për emisionin “Pa censurë”, Beçi pohoi se krimi i organizuar është i aftë jo vetëm të blejë vota, por edhe të ndikojë rezultatin e zgjedhjeve. Ai tregoi një ngjarje nga koha kur ishte prokuror, pa e thënë qytetin ku ka ndodhur ngjarja, por që me shumë gjasa duhet të ketë qenë në Elbasan, ku ai u transferua pas Krimeve të Rënda.

“Vitet e fundit është vënë re që krimi i organizuar ka njëndikim shumë të madh tek vota. I merr votat duke i blerë dhe, aty ku nuk i blen dot, i merr në mënyrë të dhunshme. Në njëdosje që kemi hetuar, gjatë zgjedhjeve të pushtetit lokal në njëqytet, ditën e zgjedhjeve personazhe të krimit të organizuardërgonin njerëz të tyre në një rrugicë të caktuar, kur mendohejse vota ishte e një krahu politik. Patrullonin në atë rrugicë dhenuk lejonin votuesit të dilnin nga shtëpitë për të votuar”, tha Eugen Beçi, duke shmnagur të thotë se cilën parti po ndihmonin, por duke sqaruar se “krimi i organizuar priret të ndihmojë partinë që është në pushtet”.

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda i sugjeroi SPAK-ut një mënyrë për t’i vënë fre blerjes së votave dhe përfshirjes së krimit.

“Sugjerimi im është sa më shumë hetime proaktive aq mëmirë do t’i bënte hetimit dhe mënyrës sesi votohet në Shqipëri. Hetim proaktiv do të thotë që ta ndjekësh çështjen dhe jo t’ijapësh rezultatet e hetimit pasi deputeti ka hyrë me vota tëvjedhura në parlament”, tha ish-kryeprokurori.