Aktualitet15 Prill 2024, 21:37

Kandidimi i Belerit si eurodeputet, Baton Haxhiu: Greqia vend brutalisht nacionalist

Shkruar nga Pamfleti

Kandidimi i Belerit si eurodeputet, Baton Haxhiu: Greqia vend brutalisht

Analisti Baton Haxhiu u shpreh se Greqia nuk po le hapësirë për të mbrojtur Fredi Belerin si qytetar të Shqipërisë. Teksa diskutohej mbi kandidimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për eurodeputet nga partia e Kryeministrit Mitsotakis, Haxhiu tha se do të mbronte të drejtën që Fredi Beleri të ishte i lirë.

Haxhiu bëri një paralelizëm mes zonjës Salis, e arrestuar nga Viktor Orban dhe Fredi Belerit, që është arrestuar në Shqipëri.

“Për zonjën Salis, disa parti në Itali donin ta kandidonin për eurodeputete, por në fund ky hap nuk u zyrtarizua. Ndërsa në rastin e Belerit u mor vendimi për ta kandiduar. Pra kemi modelin Italian dhe atë grek. Italia është një prej vendeve më të fuqishme të BE-së, ka një model europian dhe u soll sipas këtij modeli”, tha Haxhiu për “SyriTV”.

Sipas tij, Greqia është një vend brutalisht nacionalist dhe ndaj bënë një zgjedhje të tillë, duke kandiduar Belerin.

beton haxhiu