Aktualitet13 Qershor 2024, 22:16

Komisioni “Xhafa”, Sefa akuza Berishës dhe Ramës: Kanë krijuar një koalicion anti-SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni “Xhafa”, Sefa akuza Berishës dhe Ramës:

Avokati Indrit Sefa tha se sot kemi një koalicion anti-SPAK dhe sipas tij, do shikohet pas dy javësh që në atë komision do të ketë socialistët e Edi Ramës dhe demokratët e Sali Berishës.

Në një intervistë për emisionit “Open” në News24, Sefa tha se është hera e parë që ngrihet një Komision i Posaçëm, ku anëtarët janë drejtuesit e komisioneve parlamentare, pasi dakordësohen dy kryetarë grupesh parlamentare. Ai tha se SPAK ka treguar se nis hetimet edhe kryesisht.

Për inceneratorin e Tiranës ka nisur hetimi edhe për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Ja po hetohet Erion Veliaj, sepse dikur thuhej nuk hetohet, nuk e prek njeri. Pra SPAK nis hetime, qoftë edhe kryesisht”, tha Sefa.

Sipas tij, Edi Rama ka frikë nga SPAK, përderisa ai ndërmerr veprime konkrete duke ngritur një komision të posaçëm kundër Prokurorisë Speciale, duke goditur në pothuajse çdo deklaratë SPAK.

Mazhoranca është nën hetim e gjitha, SPAK ka lëshuar 50 urdhër-arreste dhe godet krimin në mënyrë kapilare dhe kjo nuk është sukses?”, tha Sefa.