Aktualitet11 Qershor 2024, 10:58

Konferenca Europiane e Interpol në Tiranë, Balla: Të përkushtuar kundër krimit dhe korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti

Konferenca Europiane e Interpol në Tiranë, Balla: Të

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka marrë pjesë në Konferencën Europiane të Interpol të mbajtur ditën e sotme në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Balla tha se Shqipëria mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Balla tha gjithashtu se sfida e vërtetë e Policisë është të gjejë personat fajtorë dhe t’i dërgojë ata para drejtësisë.

Sipas Ballës, rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit e kanë bërë atë ndër institucionet më të besuara në Shqipëri.

“Shqipëria mbetet shumë e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe narkotikëve. Ne kemi ndërmarrë një reformë në sistemin e drejtësisë, për të forcuar sundimin e ligjit në institucione dhe kemi filluar të mbledhim të gjithë rezultatet e mira.

Kemi filluar të mbledhim të gjitha rezultatet e mira. Lufta që ne kemi është për të gjetur personat që janë fajtorë dhe për t’i sjellë para drejtësisë. Shqipëria do të mbetet gati për bashkëpunim. Këto rezultate kanë çuar Policinë e Shtetit ndër institucionet më të besuara në vend”, tha Balla.

konferenca europiane interpol balla tirane krim