Aktualitet25 Janar 2024, 17:22

Korridoret ajrore Tiranë-Prishtinë, shkurtohen fluturimet me 12 minuta

Shkruar nga Pamfleti

Korridoret ajrore Tiranë-Prishtinë, shkurtohen fluturimet me 12 minuta

Tashmë korridoret e reja ajrore civile janë hapur, që do të mundësojnë edhe udhëtimet në vijë të drejtë ajrore Shqipëri-Kosovë.

Zyrtarisht linjat ajrore për fluturimet Tiranë-Prishtinë janë hapur nga 24 janari.

Ky është një zhvillim i ri i cili jo vetëm do të normalizojë trafikun e aviacionit civil, por edhe shkurton me 8 deri ne 12 minuta udhëtimet ajrore nga Tirana në Prishtinë.

“Linjat e reja do të ndikojnë pozitivisht në aviacionin civil dhe do të ofrojnë përfitime të konsiderueshme, duke përfshirë kohë më të shkurtra fluturimi, konsum më të ulët të karburantit dhe reduktim të ndotjes”, thuhet në njoftim.

Për zyrtarët e qeverisë së Kosovës, shkurtimi i trajektoreve të fluturimeve, e bën aeroportin e Prishtinës më konkurues, por përkthehet edhe në ulje të kostove të fluturimeve, uljen e shpenzimeve për linjat ajrore dhe në uljen e emetimit të gazrave serë.

tirane prishtine fluturime