Aktualitet26 Shkurt 2024, 07:12

Kthjellime dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë

Shkruar nga Pamfleti

Kthjellime dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë

Këtë javë që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike me mot me diell edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi.

Nga dita e hënë deri ditën e mërkurë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në relievet malore.

Ditën e enjte dhe të premte pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave.

Për shkak të erës me drejtim nga kuadrati i jugut si dhe masave ajrore të ngrohta pritet që temperaturat të kapin vlera deri në 24-25 gradë celsius, temperature këto disa gradë më të larta se sa mesatarja mujore klimatike për muajin që ndodhemi.