Aktualitet26 Shkurt 2024, 09:50

Lefter Maliqi denoncon: Nga zyrat e Kreshnik Hajdarit patronazhistët po spiunojnë protestuesit e Kuçovës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Lefter Maliqi denoncon: Nga zyrat e Kreshnik Hajdarit patronazhistët po

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka denoncuar një tjetër skandal të kryetarit të bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se zyra e braktisur nga i dënuari Hajdari në ditën e protestës së banorëve të Velagoshit është kthyer në një zyrë patronazhistësh.

Ai ka publikuar pamjet nga protesta e banorëve të Velagoshtit para Bashkisë së Kuçovës, ku nga zyra e kryebashkiakut të dënuar nga Gjykata e Posaçme Kreshnik Hajdarit, filmoheshin të gjithë protestuesit.

“Skandal!

Zyra e braktisur nga i dënuari Hajdari, ‘pengu’ i ish fatorinos Salillari, ditën e protestës së banorëve fisnikë e kurajozë të Velagoshtit, kthehet në ‘zyrë vrojtimi’, spiunazhi dhe inçizimi nga patronazhistë sekretare apo punonjëse të Bashkisë; besnike të Hajdarit dështak e frikacak, ndaj banorëve të tij duke rrethuar Bashkinë e tyre me Policë!

Hajdar me karrige të dhuruar dhe të grabitur më “14 Maj”, i paaftë dhe i kapur nga grupi kriminal i strukturuar, që abuzojnë me taksat e qytetarëve, me tendera korruptivë, të kallëzuar në “SPAK”. Hajdar ku po e kryen “Shërbimin e Provës”, 150 orë pune fshehurazi me mik? Duke marrë më qafë “Drejtorinë e Shërbimit të Provës” në Berat, pasi çdo ditë je në Kuçovë dhe jo në Skrapar siç flitet, se je vendosur të pastrosh “Bibliotekën”.

Do të bëje mirë të merrje lopatën dhe të punojë 150 orë dënim nga Gjykata, tek rruga dhe kanalet e Velagoshtit, ose tek rrugët në Luzaj, Belesovë, Mendrakë, Bardhaj, Zdravë, Fier Nimar etj.; ose pastro rrugët dhe varrezat e Kuçovës gjithë plehra, ose merru me qentë e rrugës dhe lagjeve që ke mbushur Kuçovën, ose pastro tregun dhe banjot në treg, si në Mesjetë ose pastro Muzeun e kthyer në gërmadhë etj etj.

Koha jote ka mbaruar! Ti nuk paske fare as turp as cipë! Të mbajnë me zor ‘Kryetar kukull’, për intetesat e ish fatorinos dhe 3-4 të tjerëve, që u ngopën me paratë e taksat e qytetarëve të Kuçovës, madje dhe me pronat e tyre!

Të garantoj që fundin do e kesh të hidhur dhe pas këtij fundi, mos u fshih dhe mos u largo nga Kuçova, se do përgjigjesh kudo që të shkosh për dëmin e pakthyeshëm, jo vetëm ekonomik por edhr moral që i bëre qytetarëve dhe Bashkisë Kuçovë! Turp!”, shkruan Maliqi në Facebook.