Aktualitet24 Maj 2024, 13:14

Mashtrimet me mikrokreditë, Gjykata e Tiranës lë në fuqi masat për 8 të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti

Mashtrimet me mikrokreditë, Gjykata e Tiranës lë në fuqi

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për 9 persona, 5 prej të cilëve arrest në burg e 4 arrest në shtëpi lidhur me mashtrimin përmes mikrokredive të mijëra qytetarëve debitorë.

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për tetë personat e arrestuar për skandalin me mikrokreditë. Mësohet se katër prej tyre do të vijojnë të qendrojnë në burg dhe katër të tjerë në arrest shtëpie. Ndërsa, një prej tyre vijon të jetë në kërkim, pasi nuk është arrestuar ende nga policia.

Këtyre shtetasve, me detyrë përmbarues gjyqësor privat, iu është hequr licenca në vitin 2019 nga ministria e Drejtësisë. Mësohet se tre shoqëri përmbarimore dhe dy institucione financiare (Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH), me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja.

1 – Aldo Daka “Arrest në burg” 
2 – Albert Gega “Arrest në burg” 
3 – Edmond Mato “Arrest në burg” 
4 – Arben Meskuti “Arrest në burg” 
Në masën e arrestit në shtëpi janë lënë” 

1 – Jorsida Dervishi ‘Arrest në shtëpi’ 
2 – Alketa Tanushi  “Arrest në shtëpi” 
3 – Kejda Seferi “Arrest në shtëpi” 
4– Elda Ibro ‘Arrest në shtëpi’ 

Ndërsa në kërkim është shpallur Alban Kote.

Lajmi në përditësim