Aktualitet30 Nëntor 2023, 16:33

Mediu nis manovrat, kërkon të shpëtojë me procedurë: Kërkoj ndjesë për Gërdecin, por jemi në kushtet e parashkrimit të dënimit

Shkruar nga Pamfleti

Mediu nis manovrat, kërkon të shpëtojë me procedurë:

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu duket se po kërkon mëshirë për atë që ndodhi në Gërdec. U morën 26 jetë njerëzish për shkak të gabimit shtetëror dhe sot në gjykatë dëshmuan ish-vartës të Fatmir Mediut. Vetë ish-ministri ishte i pranishme në seancë. Teksa pas procesit foli për mediat duke kërkuar ndjesë.

Unë erdha sot sepse kishte dëshmitarë që kanë punuar me mua dhe kanë ndjekur urdhrat e mi. Dëshmitarët e mëparshëm nuk kanë pasur lidhje me punën e ministrit të Mbrojtjes. Erdha sot në respekt të gjykatës dhe duke shprehur ndjesën time për familjarët për atë që u ndodhi. Unë nuk e zhbëj dot më atë që ka ndodhur dhe kërkoj ndjesë. Ky proces duhet të jetë i ligjshëm dhe i barabartë për palët”, u shpreh Mediu mes të tjerash.  

Nga ana tjetër Mediu kërkon të shpëtojë me procedurë. Sipas tij, është shkelur një nga pikat të garancisë së procesit gjyqësor, ajo e parashkrimit.

Gjykata e Lartë ka thënë se një person i dënuar pasi largohet për t’i shpëtuar dënimit pas një kohe është i pafajshëm. Unë kam qenë këtu nuk u jam fshehur proceseve. Kjo shkelje është tërësisht flagrante.

Unë mendoj se këta janë shumë më relevantë sesa disa njerëz që kanë punuar në Gërdec të cilët as nuk kanë zbatuar urdhrat e ministrit të Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë moment të vetëm ku të jetë njoftuar që ka pasur problem në Gërdec”, u shpreh Mediu.