Aktualitet17 Maj 2024, 21:41

Mega-operacioni, Karamuço: SPAK ka nisur qilizmë ndaj emrave më të fuqishëm të krimit

Shkruar nga Pamfleti

Mega-operacioni, Karamuço: SPAK ka nisur qilizmë ndaj emrave më

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ ka vlerësuar aksionin e sotëm të ndërmarr nga SPAK si aksionin më të madh dhe më të suksesshëm në kohë.

Sipas tij, SPAK ka nis qilizmën për të shpartalluar krimin dhe personat me ndikim politik.

Është operacioni më i madh që ka bërë deri më sot. Është më tronditësi, më kapilari. Është për tu vlerësuar puna voluminoze. Mund të them që është një zyrë në SPAK që nuk mund të hysh dot vetëm me dosjet e “Metamorfoza”. Kësaj i thonë qilizmë nga ana e SPAK. Ky është një vlerësim pozitiv dhe besoj se është një çështje që ka marr kohë por po jep fryte dhe po jep rezultate dhe që po godet këdo.  Po godet që nga ndikimi i krimit të organizuar  në politik dhe duke vazhduar me shmangien e gjithë atyre të identiteteve kriminale që ne kemi në zgjedhjet politikë që janë vitin e ardhshëm”, tha ai.