Aktualitet21 Maj 2024, 19:05

Megaoperacioni i SPAK, gazetari: Dosja ka ende detaje të pazbardhura, policia u koordinua me BKH dhe Interpol

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni i SPAK, gazetari: Dosja ka ende detaje të pazbardhura,

Gazetari Ermal Vija ka folur lidhur me operacionin e SPAK dhe goditjen e personazheve të botës së krimit.

Teksa foli për rëndësinë e kësaj dosje, ai tha se operacioni është ende në vijim dhe hetimet po vazhdojnë. Gazetari shprehet se në këtë megaoperacion ka pasur një numër të lartë efektivësh që kanë qenë nga drejtori të Tiranës.

Gazetari tregon se lidhur me 11 personat që sipas TIMS rezultojnë në vendin tonë, kërkimet do të vijojnë brenda vendit dhe nëse nuk gjendet për 30 ditë, policia ka detyrimin të bëjë shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

“Numri më i madh i efektivë janë nisur nga drejtori të policisë së Tiranës. Operacioni ka qenë i madh, janë dhënë mbi 50 urdhër arreste, pra është dashur të bëhej një koordinim i efektivëve në terren. Urdhër arrestet u janë dhënë agjentëve të policisë të mbyllura me zarf.

Operacioni i mirëkoordinuar me Policinë, BKH dhe Interpol. Hetimet vazhdojnë. Për ata persona që rezultojnë të kenë dalë jashtë Shqipërisë, do të duhet koordinimi me Interpol. Sa i takon 11 personave që sipas TIMS rezultojnë në vendin tonë, kërkimet do të vijojnë brenda vendit dhe nëse nuk gjendet për 30 ditë, policia ka detyrimin të bëjë shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Dosja ende ka shumë detaje dhe për eksponentë të botës së krimit ku janë lëshuar urdhër arreste. Anëtarët e grupeve kriminale flisnin përmjet këtyre aplikacioneve, por kishin dyshime sepse ky aplikacion ka vetëm komunikime me mesazhe, por këtu zbulohen edhe komunikime të anëtarëve të tjera të grupeve kriminale”, tha ai për “Abc News”.