Aktualitet13 Qershor 2024, 22:19

Meta në SPAK, gazetari nxjerr detaje: Aty brenda ishte 'Helena e Trojës', ajo ka treguar gjithçka para prokurorëve

Shkruar nga Pamfleti

Meta në SPAK, gazetari nxjerr detaje: Aty brenda ishte 'Helena e

Gazetari Lavdrim Lita ka zbardhur detaje nga marrja në pyetje e Ilir Metës. Ai ka thënë se përtej deklaratave të tij, ka dalë në skenë financierja e LSI, që e përmendi dhe Meta, Helenën, që sipas Litës është ‘Helena’ e Trojës.

Ka disa ngjarje. Ngjarja jashtë ishte shitja e një burri të gruas faqe publikut dhe faqe gazetarëve. Dhe ajo që ndodhi brenda, aty ishte Helena e Trojës. Financierja, ajo që lidh hetimet pasuror. Pasuria e partisë është përdorur për gjëra vetjake, për të paguar shpenzime familjare. Ka lindur dyshime dhe po verifikohet pasuria. Është tërhequr para apo janë paguar përmes parave të partisë. Helena, ai thotë gabim Elena, ka treguar gjithçka te SPAK, kam tërhequr këto para i kam çuar këtu. Këtu është problemi i transparencës financiare, SPAK aty po bën vettingun politik dhe financiar. Aty del që paratë përdoren për interesa personale”, theksoi Lita në “Report TV”.