Aktualitet17 Prill 2024, 14:02

“Meta, një hap larg arrestimit”, zyrtari i PD-së: Nuk është i qëndrueshëm mendërisht

Shkruar nga Pamfleti

“Meta, një hap larg arrestimit”, zyrtari i PD-së: Nuk

Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka paralajmëruar se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është një hap më pranë arrestimit. Sipas tij, Meta po tregon që është nën presion, ndërsa njëkohësisht të jep idenë edhe që nuk është në gjendje të qëndrueshme mendore.

Elezi tha se pavarësisht veprimeve të secilit, dita kur do të përballen me drejtësinë do të vijë.

“Në kushte normale njerëzit gjykojnë normalisht, por në kushtet e presionit njerëzit detyrohen të dalin nga vetja dhe të bëjnë gabime. Po ta shohësh zotin Meta te jep idenë se nuk është stabël nga ana mendore. Por po ta pyesësh atë ai të thotë se po jap mesazhe. Por në dukje, është dhënë përshtypje edhe se Meta është afër arrestimit. Zoti Meta dhe shumë politikanë të tjerë të rëndësishëm që nuk e marrë në konsideratë që zullumi vjen një ditë edhe këputet. Nuk mund t’i shmanget askush, ato mund ta vonojnë procesin, por s’mund ta ndalojnë. Do të vijë një ditë dhe kjo do të ndodhë. Secili prej tyre do të ballafaqohet me drejtësinë. Zoti Meta mesa duket nuk e kupton që nuk është në pozita për të ushtruar presion. Nuk e ka më forcën politike. Në Partinë e Lirisë Meta mund të bëjë çfarë të dojë dhe askush nuk e kundërshton. Edhe pse Meta është e dukshme që është në depresion. Dhe kjo sherrnaja mes zotit Meta dhe bashkëshortes nuk përbën sens. Të kujtohesh pas 20 vitesh të luftosh nepotizmin është absurde. Këto janë një parti në degradim të plotë, nuk është më partia e dikurshme. Janë një tkurrje votash edhe me ndryshimin e emrin nuk është se do të japin risi. Në kushte ekstreme secili përgjigjet për kokën e vet, dhe mesa duket këtë po shohim me zonjën Kryemadhi”, tha ai.

ilir meta spak ibsen elezi