Aktualitet22 Prill 2024, 08:14

Mjegull e dendur nga Thumana deri në Vorë, 3 avionë nuk ulen dot në Rinas

Shkruar nga Pamfleti

Mjegull e dendur nga Thumana deri në Vorë, 3 avionë nuk ulen

I gjithë rrethi i Krujës nga Thumana e deri në afërsi të Vorës është zgjuar nen petkun e një mjegulle të dendur, e cila krijon mjaft vështirësi në lëvizje.

Dendësia e mjegullës është mjaft e madhe dhe shikueshmëria nuk është më shumë se pak metra. 3 avionë nuk kanë mundur dot të ulen në Rinas.

Të gjithë personat që udhëtojnë nga veriu për në Rinas, Tiranë apo anasjelltas duhet të tregojnë kujdes.