Anti-Mafia12 Prill 2024, 13:20

Në 7 vitet e Olsit te “Partizani”; Gaz Demi raporton 1-2 milionë Euro humbje në vit dhe fshiu 3.2 milionë Euro borxhe tatimore

Shkruar nga Pamfleti
Në 7 vitet e Olsit te “Partizani”; Gaz Demi raporton 1-2
Olsi Rama dhe Gaz Demi /

Faktet tregojnë, se Gaz Demi e emëroi Olsi Ramën drejtor të “Partizan”-it, për ta përdorur si mburojë për trafiqet, pastrimin e parave, evazionin  fiskal të bizneseve, leje ndërtimi dhe afera të tjera me pasuritë shtetërore, nëpërmjet të vëllait kryeministër...

Para 7 vitesh, kur kumbari i grupeve mafioze Olsi Rama u bë drejtor i “Partizan”-it, deklaroi se nuk kishte ndikime politike prej pushtetit të vëllait, por u përzgjodh nga Gaz Demi, ngaqë ka pasion futbollin dhe aftësi menaxhimin.

Por faktet tregojnë se, Gaz Demi e emëroi Olsi Ramën drejtor të “Partizan”-it, për ta përdorur si mburojë për trafiqet, pastrimin e parave, evazionin  fiskal të bizneseve, leje ndërtimi dhe afera të tjera me pasuritë shtetërore, nëpërmjet të vëllait kryeministër.

Sot po publikojmë katër raste konkrete: Sipas dokumenteve tatimore, rezulton se kompania “Partizani Sh.A” me pronar Gaz Demin, kryen evazion fiskal me mashtrim miliona Euro, që do të thotë fshehje të ardhurash e pastrim parash nëpërmjet Futboll-Klub “Partizani”.

Kështu, në vitin 2016, kompania “Partizani Sh.A” ka dalë me fitim 2.2 miliardë lekë; ndërsa për vitin 2017 pas emërimit drejtor të Olsi Ramës, pronari Gazmend Demi e nxori bilancin e kompanisë me 937 milionë  lekë humbje.

Me humbje 711 milionë lekë, Gazmend Demi e në vitin 2018; me 1.9 miliardë lekë humbje në vitin 2019; me 635 milionë lekë humbje në vitin 2020; me 1.1 miliardë lekë humbje në vitin 2021; me 988 milionë lekë humbje në vitin 2022 dhe me 2 miliardë lekë humbje në vitin 2023.

Në 7 vitet e Olsit te “Partizani”; Gaz Demi raporton 1-2

Nuk është rastësi, që prej 7 vitesh pasi Olsi Rama u emërua drejtor, “Partizani Sh.A” që ishte me 2.2 miliardë lekë fitim në vitin 2016, ka filluar të dalë me humbje çdo vit, deri në 2 miliardë lekë!

Nuk është rastësi, as fakti që Drejtoria Tatimore e Tiranës, i ka miratuar bilancet vjetore me humbje, pa bërë hetim tatimor  për vërtetësinë e të dhënave, por pranimi i bilanceve false, është bërë me ndikim të Olsi Ramës nën hije të vëllait kryeministër.

Madje, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në muajin mars 2020, duhej të shpallte të falimentuar kompaninë “Partizani Sh.A”; dhe të çonte në Gjykatën e Tiranës, kërkesën për ta kaluar në proces likujdimi, siç e përcakton ligji kur një kompani del 3 vite radhazi me humbje.

Por favoret ndaj kompanisë “Partizani Sh.A” që drejton Olsi Rama, kanë vijuar me mashtrime shkresore në tatime, për të fshehur dhe fshirë borxhet që Gaz Demi i ka shtetit.

Më 9 qershor 2023, me Shkresë Nr. 27368, Drejtoria e Tatimeve, ka bllokuar llogaritë dhe pasuritë e kompanisë “Partizani Sh.A”, deri në shlyerje të detyrimeve tatimore 3.8 milionë Euro.

Por pas 2 muajsh, më 21 gusht 2023, Drejtoria e  Tatimeve, deklaron se ka zbatuar Kërkesën Nr. 51623, të bërë nga Gaz Demi, për t’i  hequr masën e bllokimit të llogarive e pasurive kompanisë “Partizani Sh.A”, me mashtrimin sikur i ka shlyer detyrimet tatimore.

Sipas informacionit, Gaz Demi nuk e ka shlyer detyrimin tatimor, prandaj SPAK duhet të hetojë këtë falsifikim e vjedhje që i është bërë shtetit, por dhe krimin financiar me bilancet vjetore false të 7 viteve, që tatimet i lejojnë kompanisë së drejtuar nga vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Me Akt Normativ Nr. 10, datë 18.5.2022 të firmosur nga Edi Rama, kompania “Partizani Sh.A” ka marrë 8 milionë Euro ndihmë nga shteti nën maskën e krizës nga “Covid”, për rimbursim lëndësh ndërtimi për fushën “Partizani”, kur ajo është private e jo investim shtetëror.

Ndërsa me VKM nr. 183, datë 9 mars 2016, kur Olsi Rama ishte lidhur me Gaz Demin, kryeministri Edi Rama i dhuroi qendrën sportive “Skënderbegas” me sipërfaqe 37 mijë m2 truall e 5164 m2 godina, ku përveç fushës “Partizani” ka ndërtuar dhe pallate./Pamfleti

gaz demi olsi rama partizani bilance me humbje