Aktualitet 2 Shkurt 2024, 10:01

'Sterilizimi'/ Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata paraqitet në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

'Sterilizimi'/ Rektori i Universitetit të Mjekësisë,

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata është paraqitur në SPAK ditën e sotme.

Mësohet se rektori Gjata ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme siç e përcakton procedura, pas masës së caktuar ndaj tij ‘Detyrim paraqitje’ nga GJKKO për çështjen e “Sterilizimit”.

Kujtojmë se rektori i Universitetit të Mjekësisë, njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata është një ndër të 8 emrat e urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK për koncensionin e sterilizimit.

Ndaj Arben Gjatës është caktuar masa detyrim paraqitje.

E njëjta masë është vendosur për Naile Ajazin, Genc Byrazerin dhe Petro Mersinin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë. Akuzat që rëndojnë mbi ta, janë falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Arrest shtëpie është vendosur për Saimir Kadiun drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj ka rënë në pranga, dhe po ashtu edhe biznesmeni Ilir Rrapaj që ka marrë këtë koncesion dhe që akuzohet për mashtrim.

Prej tre vitesh SPAK ka nisur një hetim në lidhje me kete koncesion. Mësohet se nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se ky koncension është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe bëhet fjalë edhe për shkeljet të tjera të rënda.



arben gjata spak