Aktualitet22 Prill 2024, 21:37

Nga arresti për Berishën, te “shuplaka” për Alfred Pezën dhe mesazhi ndaj Ramës për Gylen, detajet e raportit të DASH

Shkruar nga Pamfleti

Nga arresti për Berishën, te “shuplaka” për Alfred

Një shembull tjetër është televizioni publik, Radio Televizioni Shqiptar ku në raport thuhet se pas ndryshimit të drejtuesve të lartë, disa njoftime mediash thanë se u bënë shkarkime të pajustifikuara...

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar edhe këtë vit se vendi ynë është mbytur nga korrupsioni. Në raportin për të drejtat e njeriut theksohet se korrupsioni është kudo, sidomos sa i takon aferave me tenderët dhe PP-të e famshme.

Por në raport ka dhe disa detaje të tjera, siç janë arrestimi i Berishës, shkarkimet në RTSH apo mbyllja e shkollave të Gylen. Amerikanët i kanë dërguar një mesazh Ramë sa i takon pazareve me Erdogan.

KShH-ja ngriti shqetësime për proceset gjyqësore administrative në padinë e ngritur nga Fondacioni Gulistan për mbylljen e shkollës së mesme të vajzave "Mehmet Akif Ersoy" dhe kopshtit Zubeyde Hanim në vitin 2022. KShH-ja vërejti se palët nuk trajtoheshin në mënyrë të barabartë gjatë gjykimit dhe vuri në dyshim paanshmërinë e gjyqtarëve”, thekson DASH.

Më tej përmendet hetimi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për korrupsion për aferën Partizani.

Në tetor, SPAK njoftoi se po hetonte zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion pasiv lidhur me një marrëveshje toke nga e cila dhëndri i tij përfitoi rreth 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës, urdhëroi Berishën të paraqitej rregullisht në policinë gjyqësore dhe i ndaloi daljen nga vendi”, thotë DASH-i.

Po ashtu Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë alarmin mbi situatën e medias në vend. Në raportin për të drejtat e njeriut, theksohet se organizatat e pavarura të medias dhe gazetarët profesionistë pohuan se qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente.

Pati njoftime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorën mediat e tyre për të bërë shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negativ mediatik. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve, kufizuan pavarësinë e medias së shkruar dhe gazetarët njoftohet se praktikuan autocensurë”, thuhet në raport.

Departamenti i Shtetit thotë se mungesa e kontratave të rregullta të punës, reduktoi pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi tek njëanshmëria e raportimit.

DASH përmend vonesat në pagesat për gazetarët në shumë media, “përfshirë të paktën tetë stacione televizive, në disa raste deri në pesë muaj”, duke iu referuan Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Po sipas raportit, politikanët përdorën mediat e njohura për të përhapur lajme të rreme në lidhje me rivalët dhe kritikët e tyre dhe se interesa politike dhe të biznesit, u bënë presion gazetarëve.

Po ashtu DASH thotë se pasi televizioni ABC News ndryshoi pronësinë, pati raportime se programet e drejtuara nga gazetarë kritikë ndaj qeverisë u mbyllën dhe ata gazetarë u larguan nga stacioni. Por duket se vëllezërit Devolli që blenë televizionin kanë marrë një shuplakë të fortë.

Një shembull tjetër është televizioni publik, Radio Televizioni Shqiptar ku në raport thuhet se pas ndryshimit të drejtuesve të lartë, disa njoftime mediash thanë se u bënë shkarkime të pajustifikuara. Këtu shuplaka shkon për Alfred Pezën.

Në raport thuhet gjithashtu se sipas njoftimeve, menaxherët e lartë i medias private Syri.net, monitoruan komunikimet e gazetarëve dhe redaktorëve në mënyrë elektronike për t’u siguruar që ata respektpnin prirjet politike të pronarëve. /Pamfleti