Aktualitet21 Maj 2024, 22:51

“Njëri iku me tuta dhe shapka”, Kramuço: Të kërkuarit e SPAK janë parë te dyqanet celulare, bënë oferta roaming

Shkruar nga Pamfleti

“Njëri iku me tuta dhe shapka”, Kramuço: Të

Eksperti kriminalist Ervin Karamuço, ka bindjen se operacioni i fundit i SPAK është dekonspiruar, përkundër deklaratave të policisë e cila i ka hedhur poshtë akuzat.

Sipas tij, nuk duhet të fshihemi prapa gishtit. Ai shtoi se vetë policia e ka pranuar se kanë ikur 13 veta nga Shqipëria.

"Disa prej të kërkuarve janë parë para dyqaneve Vodafone duke mbushur telefonat me roaming dhe janë zhdukur", tha Karamuço. Sipas tij personat në kërkim në zonat e tyre kanë rojet dhe kamerat e tyre të kontrollit. "Një prej të kërkuarve është larguar me tuta e shapka nga shtëpia" tha ai.

Karamuço konkluzioni është se policia dekonspiron operacionet në mënyrë sistematike. Ai tha se në këtë çështje janë implikuar edhe politikanë të ndryshëm.