Aktualitet21 Maj 2024, 22:30

"Operacion i dekonspiruar", Karamuço: 24 orë para, të kërkuarit kanë qenë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

"Operacion i dekonspiruar", Karamuço: 24 orë para, të

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me megaoperacionin e SPAK.

Ai tha se flitet për dekonspirim pasi nuk është e mundur që një numër i madh i personave që kërkoheshin nuk gjenden edhe pse 24 orë më parë kanë rezultuar në Shqipëri.

Karamuço u shpreh gjithashtu se grupet kriminale kanë qenë të informuar duke përfshirë këtu edhe politikanë apo dhe anëtarë të grupeve kriminale.

“Edhe shifrat vetë flasin për dekonspirim se nuk mund të ndodhte që një numër aq i madh personash të mos ishin këtu kur 24 orë përpara ishin në Shqipëri. Kanë qenë të informuar futur këtu dhe politikan futur këtu edhe pjesëtar të grupeve kriminale”, tha Karamuço për RTSH.