Aktualitet21 Maj 2024, 08:20

Operacioni i SPAK, gazetarja tregon ku ishin fshehur 3 mln euro cash që u sekuestruan

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, gazetarja tregon ku ishin fshehur 3 mln euro cash

Për herë të parë në një operacion SPAK arrin të gjejë dhe sekuestrojë 3 mln euro cash.

Gazetarja Banushi zbulon se ku ishte gjetur kjo shumë e madhe.

“Për herë të parë është kapur një shumë kaq e madhe parash cash. 3 mln euro cash në një vend të groposura. Eurot ishin vendosur në një fuçi të groposur. Dhe SPAK sjell foton me stivën e parave" tha Banushi.

Si u lokalizuan?

"Padyshim ka pasur informacion pasi operacioni zgjati 20 orë. Dhe për këtë konsistoi, tek kontrollet e banesave. 3 mln eurot u gjetën në Troplinët në Durrës. Nuk pati urdhërarreste, por vetëm kontroll banese. Familja ka bërë një deklaratë që e kam lexuar në media që këto para ishin nga bizneset, por mbetet për tu parë. Ndoshta do të ketë zhvillime të tjera ky operacion”, tha më tej gazetarja.