Aktualitet18 Maj 2024, 07:54

Operacioni i SPAK/ Hoxha: Kupola kriminale është goditur në zemër, kemi kriminelë që kanë probleme me njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK/ Hoxha: Kupola kriminale është goditur në

Gazetari, Poli Hoxha deklaroi se SPAK, me operacionin më të fundit ia ka dhënë një goditje të fortë kupolës së krimit të organizuar në vend.

Sipas gazetarit, krimi është futur në biznes dhe në politikë, ndërsa shtoi se ky është aksioni më i madh i 33 viteve.

“Kemi të bëjmë për herë të parë me hetim dhe goditje të fortë. Janë objekt goditje nga ky operacion të gjithë ata kriminel me emër që i njohin dhe kalamajtë. Kemi një krim që është futur në biznes, në politikë. Kemi të bëjmë me kriminelë që kanë probleme dhe me njëri- tjetrin, një herë miq, një herë armiq. Kjo është lufta”, tha Hoxha për RTSH.

“SPAK nuk është perëndia. Kemi gjykata etj. Kjo nuk do të thotë se nga rrjeta nuk do të shpëtojë ndonjë. Por thelbi është që mite dhe të fuqishëm, të cilët kanë blerë politikën, policinë, mediat madje, janë ndërtues, kanë resorte janë objekt goditje. Kjo kupolë kriminale ka marrë një goditje në zemër”, theksoi gazetari Hoxha.



operacioni i spak