Aktualitet15 Prill 2024, 21:58

“Paguan nga 5000 euro”, Andi Tela jep detaje për trafikun e emigrantëve nga Bangladeshi

Shkruar nga Pamfleti

“Paguan nga 5000 euro”, Andi Tela jep detaje për trafikun e

Gazetari Andi Tela foli sa i përket arrestimeve të disa zyrtarëve të policisë dhe drejtues të agejncive të punësimit nga SPAK, të cilët ishin të përfshirë në trafikun e klandestinëve nga vendet e Lindjes.  

Tela tha në emisionin në MCN TV se kjo mënyrë e trafikimit nisi pasi agjencitë e punësimit ftuan punëtorë të huaj për të punuar në Shqipëri dhe ata erdhën, por qëndruan vetëm për pak javë për të ikur drejt vendeve të BE-së, për të cilën kanë paguar deri në 5000 euro.  

“Shqiptarët po lënë vendin dhe kryeministri e qeveria socialiste u bënë thirrje bizneseve që të merrnin punëtorë nga Bangladeshi. Ata filluan të kërkonin nga ato vendeve. U ngritën agjencitë dhe përgatisnin listën me nga 100 punëtorë që vinin këtu në mënyrë të rregullt me leje qëndrimi të tipit D. Biznesmenët më pas filluan të ankoheshin se punëtorët rrinin një muaj dhe iknin.

Hetimi i SPAK-ut për emigrantët nga Bangladeshi zbuluan se ata kishin paguar nga 5000 euro për të ardhur këtu dhe brenda kësaj ishte edhe mundësia që të shkonin edhe drejt vendeve të BE-së”, tha Tela.

andi tela trafikimi i emiogranteve