Aktualitet24 Maj 2024, 15:36

Pakti me Italinë, Ngjela: Nuk mund të japim territor e të mos paguhemi

Shkruar nga Pamfleti

Pakti me Italinë, Ngjela: Nuk mund të japim territor e të mos

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

I pyetur nëse kjo marrëveshje po përdoret nga opozitat e dy vendeve për të luftuar qeveritë, Ngjela u shpreh se rëndësi ka fakti që ne ndihmuam Italinë, një vend fqinj që vuan nga fluksi i emigrantëve.

Ai theksoi se ende nuk janë bërë të ditura detaje nga kontrata mes dy vendeve duke mos specifikuar se cili është përfitimi i Shqipërisë.

Nuk mund të japim territor shqiptar e të mos paguhemi.  Rama që mori përsipër iniciativën tha po ndihmojmë Italinë. Italia nuk e ka goditur që të thonë nuk na ka ndihmuar. Ndihma për Italinë është që Italia është shumë afër dhe vuan nga taborët e emigrantëve. I kërkoi ndihmë Shqipërisë dhe ne ia dhamë. Sa është qiraja dhe çfarë kontrate ka bërë Rama e sa përfiton Shqipëria nuk e dimë. Nuk mund të japim territor shqiptar e të mos paguhemi”, tha Ngjela.