Aktualitet 2 Shkurt 2024, 14:27

Paralajmërojnë mjekët: Piku i virozave nuk ka kaluar ende, ka shtim të rasteve

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmërojnë mjekët: Piku i virozave nuk ka kaluar ende, ka

Piku i virozave nuk ka kaluar ndërsa mjekët paralajmërojnë se mund të kemi një shtim të numrit të rasteve dhe në javët e para të shkurtit.

Prf. Dr. Raida Cami-Petrela mjeke në shërbimin Infektiv Pediatri tha se virusi që qarkullon është ai i influencës AH1N1 që qarkullon tek fëmijët dhe të rriturit.

“Janari ka qenë pik por nuk është e thënë se numri mund të vijojë dhe në fillim të shkurtit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik parashikojnë një shtim të rasteve dhe në javët e para të shkurtit”, tha doktoresha Raida Cami-Petrela për “Report Tv”.

Gjatë muajit maj në shërbimin Infektiv Pediatri janë shënuar 200 – 300 raste ditore të paraqitura për të marrë shërbim shëndetësor

“Jemi në stinën më të ftohtë të dimrit. Gjatë janarit numri i personave me grip të identifikuar përmes tamponeve që kemi mponeve që kemi çuar në ISHP, kanë qenë virusi i influencës AH1N1 që qarkullon tek fëmijët dhe të rriturit.

Duke qenë që në këtë stinë ka dhe viroza të tjera, situate epidemiologjike është dhe më e rënduar, e jo vetëm kaq por dhe rastet e dyshuara me fruth, të cilat janë çuar dhe tampona duke i parë”, sqaron më tej Prf. Dr. Raida Cami-Petrela

Shqetësim mbetet mosvaksinimi dhe mjekët vënë theksin pikërisht këtu

“Ka një kontigjent fëmijësh të pavaksinuar e dimë, edhe pse mbulesa vaksinale në vend është e mirë. Prandaj është bërë thirrje me të madhe për vaksinimin në kohë të fruthit, jo tani me urgjencë por me fëmijët kur ta kenë. Tërheqim vëmendjen për vaksinimin në kohën e duhur për dozën e parë pas vitit të parë të jetës dhe dozën e dytë 4 – 6 vjeç për të mos pasur raste të shtuara”, thotë doktoresha.

Rastet me viroza kanë qenë shpesh herë me simptomatikë normale ose më të rënduar  në meningit apo meningocefalit

“Shpesh herë fëmijët e mëdhenj me shenja të infeksioneve të sistemit nervor qendror si meningitet apo meningocefalitet, pasi dihet që viruset mund të japin dhe të tilla komplikacione. Janë bërë objekt shtrimi në spital. Ata janë paraqitur me temperatura të larta, vjellje, dhimbje barku. Kanë rezultuar dhe me meningite virale për të cilën kanë kërkuar një trajtim të veçantë në qendrën spitalore universitare. Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë rast të rëndë”, u shpreh Prf. Dr. Raida Cami-Petrela.

Mjekët vijojnë të këshillojnë prindërit për vaksinimin e fëmijëve, ndjekjen në kohë të fëmijëve në ambulance ku marrin këshillat e duhura, por nëse duhet një vizitë e detajuar apo konsultë specialist dërgohen tek pediatria.