Aktualitet30 Nëntor 2023, 17:12

“Për z. Shkëlzen Berisha”/ E vërteta e faksit të Aldo Bumçit, si raportonin ai dhe Fatmir Mediu te djali Sali Berishës për Gërdecin!

Shkruar nga Pamfleti
“Për z. Shkëlzen Berisha”/ E vërteta e faksit të
Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi

Sot në gjyqin e Mediut u përmend edhe një herë faksi i famshëm që Aldo Bumçi dërgonte për Shkëlzen Berishën. Mediu e mohoi, ndërsa “Pamfleti” po tregon fakte dhe historinë e atij dokumenti...

Sa herë ka zhvillime për Gërdecin, del në skenë emri i Shkëlzen Berishës. Ndonëse Fatmir Mediu, Sali Berisha dhe gjithë emrat e tjerë që kanë gisht te fabrika e vdekjes në Gërdec mohojnë që ai të ketë rol, çuditërisht emri i tij përmendet ngado.

E njëjta gjë ndodhi edhe sot. Ashtu si çdo të enjte, u mbajt gjyqi kundër Fatmir Mediut dhe dëshmuan ish-vartësit e tij kur ai ishte ministër.  

Sot dëshmoi në gjykatë, Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software në Ministrinë e Mbrojtjes. Ajo pranoi se kur ishte në atë detyre, kishte marrë një faks me mbishkrimin: ”Për Shkëlzen Berishën”.

Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes. Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet”, tha ajo.

Bëhet fjalë për një faks të shumëdebatur, të cilin Mediu kur doli nga dera e gjykatës e mohoi. “Më duket e keni gabim, nuk ka pasur nga Ministria e Mbrojtjes një faks i tillë. Unë nuk kam asnjë dijeni. Te unë një ditë më përpara, ka ardhur vendimi i ministrisë së Drejtësisë i shprehur në mbështetjen dhe mund ta kisha njoftuar unë zotin Berisha, nuk kishte pse vinte nga Ministria e Drejtësisë”, tha ai.

E vërteta e faksit

Por faktet janë ndryshe nga sa shprehet Mediu. Aldo Bumçi, asokohe ministër i Drejtësisë i raportonte Shkëlzen Berishës rreth vendimit të qeverisë për punishten e vdekjes, ku demontoheshin armët.

Është fakt se ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, nisi faksin për Gërdecin në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, me një mbishkrim për Shkëlzen Berishën. Nuk dihet ende se ku e ka bazuar Aldo Bumçi këtë vendim, pra për të nisur shkresat zyrtare në adresë të fëmijëve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vetë Aldo Bumçi e ka mohuar këtë fakt, por shumë shpejt ai u zbulua, pasi sekretarja e Bumçit e konfirmoi faktin në prokurori, kur u mor në pyetje në kohën kur u hetua tragjedia

“Për z. Shkëlzen Berisha”/ E vërteta e faksit të
Faksi

Por, Bumçi nuk i raportonte Shkëlzenit vetëm nëpërmjet faksit, por edhe drejtpërdrejt. Takimet konfirmohen nga kabllogrami që ambasada amerikane në Tiranë i ka nisur Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në një dëshmi, sekretarja e ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, tregoi për të paktën dy takime mes Bumçit dhe Shkëlzenit në 2007-ën. Dhe kur u pyet për një letër që Bumçi i dërgonte Mediut për aprovim të projekt-ligjit që do t’i hapte rrugë çmontimeve në Gërdec, ajo konfirmoi që Bumçi kishte shkruar mbi kapak ‘Për Shkëlzen Berishën’”, thuhet në kabllogram.

Pas kësaj dëshmie, Bumçi, akuzoi ish-sekretaren e tij për shpifje dhe e paditi atë.

E frikësuar, sekretarja publikisht deklaroi se dëshmia kishte qenë e falsifikuar”, thuhet në kabllogramin e ambasadës amerikane. Dhe në të vërtetë Bumçi e paditi sekretaren e vet.

Nuk ka kallëzim për shpifje, ka kallëzim për dëshmi të rreme, që është vepër penale. Dëshmia e rreme përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore. Një dëshmi e rreme nuk ka nevojë që të niset me kallëzim, por mund të niset dhe kryesisht dhe prokuroria është në dijeni të këtij kallëzimi, të kësaj dëshmie të rreme, që në korrik të vitit 2008”, deklaroi Bumçi.

Ambasada amerikane i raportonte DASH se të gjithë raportonin tek Shkëlzeni, edhe vetë Mediu.

Rrjedhjet e regjistrimeve telefonike zbulojnë se vetëm disa orë pas 15 marsit 2008 kur ndodhi shpërthimi në Gërdec, Ministri i Mbrojtjes, Mediu, e telefoni djalin e Berishës katër herë.

Më tej, Mihal Delijorgji, pronar i Albademil (kompania që punonte në Gërdec) telefonoi Shkëlzenin vetëm 30 minuta pas shpërthimit.

Nga janari deri në ditën e shpërthimit Delijorgji e telefononte Shkëlzenin 56 herë. Përveç kësaj, janë konfiskuar shënime nga sekretaret e Ministrisë së Mbrojtjes që tregojnë se gjatë vitit 2007 dhe 2008 ish/ministri Mediu pati takime të shpeshta me Shkëlzenin.

Në një takim thuhet se Shkëlzeni kërkoi që Mediu të rriste ritmin e furnizimit me municione të Gërdecit”, thuhej në Kabllogramin e ambasadës së SHBA. Pra ishte tepër serioze situata.

Por dhe sekretarja e ish ministri të Drejtësisë Aldo Bumçi Anjola Agolli, teksa është marrë në pyetje në atë kohë, ka deklaruar se në kohën kur është dërguar faksi, sekretarja tjetër ishte me leje dhe ajo ka mbuluar të dyja turnet.

Ministri Bumçi shkruante me një lloj stilolapsi me bojë, por që shkruante si stilograf. Në rastin konkret shikoj që shënimi “për trajtim” është i ministrit Bumçi. Firma nuk duket si ajo e ministrit Bumçi dhe nuk e identifikoj dot. Më kujtohet kur e kam nisur faksin dhe shënimi i vendosur me shkrim dore tek cepi i majtë lart: “Për z. Shkëlzen Berisha”, është shkrimi i ministrit të asaj kohe, Aldo Bumçi.

Këtë faks e kam nisur unë për tek Ministria e Mbrojtjes. Ministri më udhëzoi që t’ia nisja Ministrisë së Mbrojtjes me faks shkresën që kishte vënë shënimin “Shkëlzen Berisha”.

Nga Ministria e Mbrojtjes më ka marrë një zë femre dhe më ka thënë se ata nuk kishin asnjë njeri me atë emër. Unë i kam thënë që ma kanë dhënë faksin për ta nisur dhe se unë vetëm po nisja faksin”, tha në dëshminë e saj ish-sekretarja e ministrit Aldo Bumçi. Duke treguar qartë se Shkelzen Berisha ishte “titullari” i dy ministrive. /Pamfleti