Aktualitet21 Maj 2024, 12:31

Përfshihet nga flakët automjeti në tunelin e Krrabës, bllokohet qarkullimi Tiranë- Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët automjeti në tunelin e Krrabës,

Një automjet  është përfshirë nga flakët brenda tunelit Tiranë – Elbasan.

Si pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në tunelin e Krrabës nga Tirana për në Elbasan rreth orës 12:00.

Fatmiresisht nuk ka të lënduar ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët e makinës.