Aktualitet21 Maj 2024, 12:45

Përfundon protesta para Bashkisë, kur do jetë tubimi i radhës

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon protesta para Bashkisë, kur do jetë tubimi i
Rreth 90 minuta ka zgjatur protesta e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës.

Herë pas here protesta është shoqëruar edhe me tensione, ku qytetarët kane hedhur molotov në drejtim të Bashkisë, ku si pasojë është djegur edhe një pemë.

Pas fjalimeve, që kishin si kryefjalë largimin e kryetarit të bashkisë u njoftua se tubimi i radhës do të jetë të martën e ardhshme.

Nga ana tjetër një qytetar ka zgjedhur që të qëllojë me vezë dhe fruta në drejtim të godinës së bashkisë së Tiranës.Përfundon protesta para Bashkisë, kur do jetë tubimi i
Edhe në protestat e kaluara, protestuesit kanë hedhur qepë dhe perime të tjera në drejtim të bashkisë.

protesta