Aktualitet 2 Shkurt 2024, 14:32

Procesi ndaj Vangjush Dakos, Gjykata: 25 ditë kohë që SPAK të plotësojë dosjen

Shkruar nga Pamfleti

Procesi ndaj Vangjush Dakos, Gjykata: 25 ditë kohë që SPAK

Gjykata e Posaçme i dha 25 ditë kohë SPAK të plotësojë dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, pasi konstatoi që nuk ka një akt-ekspertimi për tenderin e vijës bregdetare.

Prokuroria pretendon se Dako dhe disa zyrtarë të tjerë shpërdoruan detyrën në këtë tender, duke përllogaritur gabim fondin limit dhe mos rregulluar më pas këtë gabim. Por për gjykatën, hetimi është i paplotë pa përcaktuar gendjen aktuale të investimit dhe dëmin.

Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

Seanca paraprake për Dakon dhe 10 të tjerë dë të zhvillohet në 27 Shkurt kur gjykata pas akt-ekspertimit do vendosë nëse do e marrë të pandehur Dakon dhe personat e tjerë të hetuar.

 

vangjush dako gjykata spak dosje 25 dite kohe