Aktualitet26 Shkurt 2024, 08:08

Prokurori Behar Dibra, i dyshuar për nxjerrje të sekretit në rastin “Qyno” dhe “akuzat” ndaj tij!

Shkruar nga Pamfleti
Prokurori Behar Dibra, i dyshuar për nxjerrje të sekretit në
Gazetari Elton Qyno dhe prokurori Behar Dibra

"Prokurori Dibra, duhet të mbajë përgjegjësi penale në bashkëpunim pasi urdhërojë oficerët amatore të BKH-se të ushtrojnë kontroll fizike gazetarit Qyno pa asnjë letër, si polic rendi!"

Gazetari Flamur Vezaj ka sjellë në vëmendje rastin “Qyno”, ku shkruan se kreu i SPAK Altin Dumani dyshon se ka qenë prokurori Behar Dibra personi që i ka dhënë materialet hetimore gazetarit Qyno.

Vezaj shprehet se po të kishim një drejtësi të pavarur dhe prokuror me shtyllë kurrizor, prokurori Dibra do të ishte i pandehur për disa vepra penale ne bashkëpunime për veprimet ndaj gazetarit Qyno.

Shefi i SPAK-ut Altin Dumani, pasi përdori si lecke prokurorin Behar Dibra për “pengmarrjen” e jo vetëm të gazetarit Elton Qyno, e vendos atë nën hetim administrativ!

Burimet thonë, se Dumani ka kërkuar nga zyra e përgjimeve në prokurorinë e përgjithshme të verifikojë bisedat dhe mesazhe e vet prokurorit Dibra! Pasi dyshon, se mund të jetë ai personi që i ka dhënë materialet hetimore gazetarit Qyno!

Pra, meqenëse prokurori Dibra është i dyshuari kryesor, pasi ai kishte materialet sekrete, me çfarë bazë ligjore ai duhet dhe vazhdon te hetojë gazetarin Qyno???

Ligji e përcakton qartë, se kur një prokuror ka konflikt interesi nuk mund te hetoje një çështje, pasi vet prokurori është i dyshuar!!!

Si mund të hetoje e të bëjë veprime hetimore, për çështjen e tij ku vet mund të jetë i dyshuar!??

Në të gjitha rastet, në të kaluarën, kur kishte një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor, kurrë nuk është hetuar çështja nga i njëjti prokuror që ka edhe dosjen penale!!!!

Ti kthehemi rastit të Qynos!

Të gjithë njerëzit e drejtësisë dhe koleget e kronikës, e njohim prokurorin Dibra! Është i njëjti që në 2018 refuzoje të marrë përsipër dosjen Shullazi bashkë me disa koleg të tjerë! Tashme disa edhe të promovuar! E jo vetëm!

Kështu që  bazuar edhe në njohjet personale e jo vetëm, prokurori Dibra shquhet për mungesë guximi dhe në rastin e gazetarit Qyno është përdorur si leckë nga shefi i tij i pabese Altin Dumani!

Po të kishim një drejtësi të pavarur dhe prokuror me shtyllë kurrizor, prokurori Dibra do të ishte i pandehur për disa vepra penale ne bashkëpunime për veprimet ndaj gazetarit Qyno!

Ti marrim me radhë!

Prokurori Behar Dibra duhet të mbaje përgjegjësi penale për akuzën e “pengmarrjes” në bashkëpunim ndaj gazetarit Qyno, të cilin e mbajti për më shumë se 10 orë të mbyllur me çelës në një zyrë pa asnjë shkrese zyrtare, cilësim apo arsyetim ligjor!!!!

Prokurori Dibra, duhet të mbaje përgjegjësi penale në bashkëpunim pasi urdhërojë oficerët amatore të BKH-se të ushtrojnë kontroll fizike gazetarit Qyno pa asnjë letër, si polic rendi!!

Prokurori Dibra duhet te ishte i pandehur pasi legjitimoi kontrollin e makinës se gazetarit pa vendim gjykate dhe sekuestrimin e çelësit te makinës pa urdhër sekuestrimi!

Prokurori Dibra dhe oficeret e BKH-së duhet të ndiqen penalisht pasi legjitimuan dhe kontrolluan në ora 01:00 pas mesnate, pa vendim gjykate dhe në kundërshtim të çdo procedure një bar-kafe duke deduktuar me pajisjen “imsi catcher” aparatet e telefonit te gazetarit Qyno që kishte lënë në lokal!!!

Prokurori Dibra duhet të mbajë përgjegjesi penale pasi lejoi marrjen e sendeve personale te gazetarit Qyno, duke përfshirë edhe telefonin celular të djalit 10 vjeçar te gazetarit e IPad-et e tyre!

Prokurori Dibra në kundërshtim të çdo ligji lejoi sekuestrimin e kompjuterit te gazetarit, e fëmijëve të tij në banesë dhe atë ne zyrën e punës te OraNeës!

Për të gjitha këto veprime dhe jo vetëm, prokurori pa guxim personal e profesional Behar Dibra dhe oficeret amator të BKH-së Endri Balla, Saimir Cuka, Alvaro Noga e dy të tjerë, janë përdorur si leckë nga shefi i tyre, prokurori pabese Altin Dumani, pasi në asnjë rast ky i fundit nuk ka vendosur firmën e tij!!”-shkruan Vezaj.