Aktualitet26 Shkurt 2024, 17:03

Pse fëmijët vranë babanë? Rrëfimi i plotë i gruas së Pëllumb Metës, nga biseda pas krimit te misteri i shkaqeve

Shkruar nga Pamfleti

Pse fëmijët vranë babanë? Rrëfimi i plotë i gruas

Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij ka dhënë një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv mbi versionin e saj për vrasjen. Ajo tregon se është dhunuar prej 26 vitesh bashkë me fëmijët.

"Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi", tha ajo.

"Fëmijët ishin në gjendje depresioni", shtoi me tej ajo ndërsa tregon për kërcënimet me të cilat përballeshin nga vetë babai i tyre.

Situata e fundit që agravoi edhe më tepër raportet mes tyre ishte debati për fejesën e vajzës Hygerta Meta. "Na preu tubin e gazit në kuzhinë që të vdisnim", tregoi më tej Blerina Meta në “Pa Gjurmë”.

Ndalur te vrasja ajo tregon bisedat që ka bërë me fëmijët pas krimit të rëndë. "Vajza më tha mos e kërko më babanë se e kam vrarë, djali thirri policinë", ka treguar më tej ajo.

Ajo tashmë ndodhet tek familjarët e saj në fshatin Gjormë të Laçit.

Intervista

Blerina Meta: Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike. Ka 26 vite që dhuna nuk ndahet në familjen time, duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi. Nga data 10 unë e dija burrin të humbur.

Odeta Dume: Si i ke pasur marrëdhëniet me të?

Blerina Meta: Ishte njeri agresiv, shumë i dhunshëm, dhunë fizike, psikologjike, verbale, agresiv në maksimum. Mundohesha por asnjëherë nuk arriti të qetësohej. Vetëm terrorizonte i sillte gjithë familjen.Unë isha ajo që kam përjetuar shumë sepse kam shumë vite që jam nën ndikimin e kësaj dhune të tmerrshme, ekstreme. As dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, ditët që erdhi policia, perdet ishin të ngjtura me ngjitës. I kanë parë dhe ato të kriminalistikës.Nuk dilja dot në ballkon të ndeja rrobat. Duhej të rrija me kurriz.

Odeta Dume: Përpara se të ndodhte kjo gjë, më deklarove se e kishe ditur të humbur. Kishte ndodhur ndonjë sherr ditët e fundit të kishte dhunuar?

Blerina Meta: Dhuna ishte e pranishme. Kisha gjetur mënyrën time për të mos e kundërshtuar. Për çdo gjë fliste e vendoste vetë. Nëse do kundërshtoje të vinte duart në fyt si mua si fëmijëve. Unë isha mësuar dhe e kisha pranuar, jo se doja por nuk dija si…

Odeta Dume: E kishe denoncuar?

Blerina Meta: Fatkeqësisht jo

Odeta Dume: Pse?

Blerina Meta: Vetëm nga frika

Odeta Dume: A ju kërcënonte?

Blerina Meta: Vazhdimisht! Kërcënimet ishin nga më të ndryshmet.

Odeta Dume: Kush ka shkuar në polici për të denoncuar se kishte humbur?

Blerina Meta: Në polici shkoi djali i madh, se i ati kishte 2 - 3 ditë që nuk kishte ardhur. Unë e dija për të humbur që ishte larguar nga shtëpia.

....

Odeta Dume: U tha në media që babai donte ta martonte me dhunë ky ishte shkaku?

Blerina Meta: Kjo është mëse e vërtetë. Kishte kohë që zgjaste ky debat. Ishte mes vajzës dhe babait. Ky rast bëri që të shpërthente të gjithë fëmijët. Ato kanë qenë gjithmonë të dhunuar, në kërcënim për jetën. Para tre muajsh i vuri thikën në fyt. Vetëm se ai po flinte pak.

Odeta Dume: A ka pasur konflikt para 10 shkurtit?

Blerina Meta: Dëgjova një ditë që po diskutonin rastësisht pak si me zë të lartë. Ndërsa historinë e vajzës kishte kohë që gumëzhinte dhe nuk po qetësoheshin ujrat.

........

Blerina Meta: Që ditët e para trupi im ka qenë me njolla të zeza. Erdha tek babi I thashë nuk mund të jetoj me atë njeri që ishte agresiv. Shpejt pas martesës erdha tek prindërit e mi për ti treguar. Nuk kishim bërë asnjë vit. Im shoq e pranoi po tha e kam rrahur se unë nxehem kot pa lidhje. Më tha babi se koha shëron, por ai ashtu ishte I tillë mbeti dhe ashtu shkoi. Nuk dinted he nuk kishte konflikt. Një ezhe të kokës ia kam bërë dhe ia kam cuar dhe policisë.

Do të të pres copa copa e do të të hedh në kosh mbeturine. Ishte dhe Amarildo pranë kur po I shërbeja buke. Pa asnjë lloj lidhje. Unë do të të shkel në këmbë derisa të dalë shpirti nga goja.

E pyeta pse? E dua tha për sport e kalonte me buzëqeshje, sikur po të bënte kompliment. Njerëzit e shohin anën e medaljes duke pirë kafe apo birrë. Nuk e dinë çfarë tmerri ishte në shtëpi. Para se të ndodhte vrasja më preu tubin e sobës së gazit, që të shpërthente gazi. I vetmi debat ishte për vajzën.

.....

Odeta Dume: Çfarë të thonin fëmijët?

Blerina Meta: Mami ne kështu e mbajmë mend babin gjithmonë, t’i duhet ti kishe dhënë drejtim. Me të nuk zgjidhet problemi ndryshe përveçse me vrasje. Ai më thoshte unë të vras. Po qëndrove në shtëpi të vras po ike te prindërit e t’u të vras. Te njerëzit e mi s’më linte, më thoshte të vras këtu dhe të vras atje, se ku duhet të rrija unë dhe fëmijët sipas atij nuk e di.

Odeta Dume: Erdhët këtu te prindërit se keni frikë nga njerëzit e bashkëshortit?

Blerina Meta: Jam vonuar shumë dhe me atë naivitetin tim do shkoja në varrim. Të gjithë më thonin pse je kaq naive mos u fut në shtëpinë. Atë natë shkova. Pastaj mora vendimin të shkoj.

Odeta Dume: A të kanë telefonuar njerëzit e burrit?

Blerina Meta: Jo ata kishin agravuar.

Odeta Dume: Të kanë telefonuar?

Blerina Meta: Nuk mbaj telefon nuk kam pasur asnjëherë telefon. Ai dilte me kë të donte takonte të afërt por unë si person dhe dy gocat. Na burgoste. Më thoshte goca a do dalim ndonjëherë nga kjo Alkatrazi.

Erdhi motra nga Amerika më tha çdo ti atje. Më erdhi motra në shtëpi bashkë me dy fëmijët, ky iku lart dhe nuk i takoi. Pasi ikën ata më thoshte ç’tu desh që i takove. Njerëzit më pyesnin mos është i sëmurë. Së fundmi ngjitej në kat të dytë izolohej.