Aktualitet30 Nëntor 2023, 15:51

Rama vijon të shpërblejë “miqtë” e tij, Dukagjin Lipa bëhet investitor strategjik në Lushnje

Shkruar nga Pamfleti
Rama vijon të shpërblejë “miqtë” e tij, Dukagjin
Kryeministri Edi Rama dhe Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së njohur Dua Lipa

Dhe siç është bërë e udhës tashmë, që të shpallesh investitor strategjik në Shqipëri duhet të plotësosh vetëm një kriter; të jesh mik ose i afërm i kryeministrit Rama.

Kryeministri Edi Rama vijon të shpërblejë miqtë e tij, duke i bërë të gjithë investitorë strategjikë. Listës i është bashkuar edhe Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së njohur Dua Lipa, i cili është shpallur investitor strategjik në Lushnjë.

Sipas të dhënave zyrtare, ai po ndërton në zonën e Fierit dhe Lushnjës parkun fotovoltaik me kapacitet prodhimi 100 Megavat/orë. Me çmimin 1 euro metri, investimi e tejkalon vlerën e pronës, kështu që siç e njeh ligji, ai bëhet automatikisht dhe pronar i tokës.

Rama vijon të shpërblejë “miqtë” e tij, Dukagjin

Pra mesa duket ardhjet e shpeshta të Dua Lipës së bashku me babanë e saj në Shqipëri dhe takimet me kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj duket se kishin një qëllim të fshehtë, të kamufluar, përtej asaj që shitej në media si promovim i bukurive natyrore të bregdetit shqiptar.

Më 7 Qershor të vitit 2022, babai biznesmen i Lipës, ka hapur së bashku me administratorin e Sunny Hill Hysen Rukën nga Kukësi, me aksione të barabarta, një kompani të cilën e ka regjistruar në Tiranë. Kompania DH SOLAR PARK SHPK ka si objekt ndërtimin e paneleve diellore dhe shitjen e energjisë.

Kapitali i kompanisë është 100,000 lekë dhe vjen pikërisht në momentin kur ministrja e MIE Belinda Balluku njoftoi mbështetjen për bizneset që do të prodhojnë dhe shesin energji nëpërmjet paneleve diellore.

Rama vijon të shpërblejë “miqtë” e tij, Dukagjin

Dhe siç është bërë e udhës tashmë, që të shpallesh investitor strategjik në Shqipëri duhet të plotësosh vetëm një kriter; të jesh mik ose i afërm i kryeministrit Rama.

Kjo vihet re qartë, pasi i gjithë klani i kryeministrit po shpërblehet çdo ditë me këtë status, duke nisur nga Gazmend Paja, te burri i Olta Xhaçkës, (Artan Gaçi) e deri ti Gjergj Luca e Pëllumb Gjoka.

rama dukagjin lipa