Aktualitet24 Maj 2024, 10:26

Rikthehen reshjet e shiut? Meteorologu Hakil Osmani tregon çfarë na pret këtë fundjavë

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen reshjet e shiut? Meteorologu Hakil Osmani tregon çfarë na

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë me dije si do të jenë kushtet e motit gjatë fundjavës dhe javën që vjen.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “7pa5” si çdo të premte dhe tha se gjatë fundjavës pritet të ketë reshje të pakëta shiu.

Ndërkohë, temperaturat do të vijojnë të larta edhe fillimin e javës që vjen.

“Dita e sotme do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që deri në orët e pasdites një pjesë e mirë e vendit tonë të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe intervaleve të gjata me diell. Pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të bëhen me të dukshme kryesisht në zonat veriore duke bërë që të kemi dhe momente me reshje të izoluara shiu.

Temperaturat do të kenë një tjetër rritje të tyre, duke bërë që vlerat minimale të jenë 8-9 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet do të jenë edhe 29 gradë Celsius.

Duke filluar që në orët e para të së shtunës pritet të kemi shpeshëtim të vranësirave, duke bërë që thuajse i gjithë territori shqiptar gjatë orëve të mesditës dhe mbasdites të jetë në dominimin e vranësirave, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje shiu.

Ditën e shtunë  do të ketë rritje të temperaturave, me vlerat minimale edhe 10 gradë Celsius dhe maksimumet deri në 30 gradë Celsius.

Ndryshojnë kushtet e motit ditën e diel, pasi kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave, me të paktën 3 gradë Celsius.

Kemi përmirësim ditën e hënë. Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, me maksimume deri në 28 gradë Celsius. Dita e martë do të ketë një mot edhe më të qëndrueshëm”, tha Osmani.