Aktualitet18 Prill 2024, 12:18

Sherri me Monikën, Ilir Meta braktis shtëpinë dhe fle në një hotel me 5 yje në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Sherri me Monikën, Ilir Meta braktis shtëpinë dhe fle në

Gazetari Bledian Koka, i afërt me zhvillimet brenda opozitës, ka deklaruar mbrëmë në emisionin "Top Story" se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk jetojnë më bashkë.

Sipas tij, kreu i Partisë së Lirisë është larguar nga shtëpia ku jetonte me familjen e tij.

“Ilir Meta është larguar nga banesa në të cilën jetonte me familjen e tij. Ai nuk ka konflikt vetëm me Monika Kryemadhin, por edhe me pjesëtarë të tjerë të familjes”, tha Koka.

Ndërkohë, Vox News mëson se kryetari i Partisë së Lirisë, prej disa javësh ka nisur të flejë në një hotel luksoz në Tiranë që ndodhet në zonën e “Liqenit të Thatë”.

Duket se konflikti i Metës me Kryemadhin nuk është vetëm politik, por edhe familjar. Ndërsa edhe një pjesë e familjes sipas gazetarit Koka është në konflikt me Metën.

Ndërkaq, përtej konfliktit familjar dhe politik me Kryemadhin, Meta ka nisur një betejë edhe kundër shefit të SPAK, Altin Dumani, me një fjalor tejet të ashpër politik dhe plot me fyerje, si “torollak, injorant etj”.

Gjuha e Metës është analizuar edhe nga moderatorja Grida Duma. Sipas ish-politikanes, një nivel i tillë komunikimi midis një kreu partie dhe një kreu të një institucioni të drejtësisë nuk ka ndodhur kurrë më parë.

“Deklaratat, konferencat për shtyp, daljet publike të Ilir Metës kanë tërhequr vëmendjen, analizën, kërshërinë dhe çudinë e opinionit mbarëpublik. Ka pasur shumë ndërkallje në analizat në prime time-t politike ndërvite që konceptohet që Ilir Meta bashkë me partinë e tij dukej sikur tandemat në shumë sisteme i kishte deri diku të paprekshme.

Ka pasur momente të vendosura në fokus Ilir Meta nga ndërkombëtarët që lexoheshin nga simbolika më të ndryshmet, një çast kur ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim e ftoi në Pallatin e Brigadave ndërsa festohej dita kombëtare e Amerikës, pati një lëvizje tjetër në analiza ku konceptohej që Ilir Meta i stabilizoi marrëdhëniet me ndërkombëtarët, sidomos me SHBA-të gjatë një presidence shumë agresive të tijën.

Çfarë ka ndodhur në Partinë e Lirisë dikur LSI, çfarë ka ndodhur në familjen e tij e cila edhe sot duket që publikisht dhe simbolikisht ka treguar që nuk qëndron në të njëjtën linjë me dorëheqjet brenda Partisë së Lirisë, me Ilir Metën që ditë pas dite nuk e ul rinimin e akuzave dhe goditjeve, por e ka ngritur në një nivel që në nivelin publik të tillë ndërinstitucional midis një kreu partie dhe një kreu të një sistemi të drejtësisë duket sikur nuk ka ndodhur kurrë”, u shpreh mbrëmë Grida Duma.

Por cilat janë tre çështjet që SPAK po heton në lidhje me Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të cilat kanë ndikuar në sjelljen e pazakontë të ish-Presidentit?

Mësohet se janë tre dosje penale që objekt hetimi dhe verifikimi kanë Ilir Metën.

E para, dosja CEZ-DIA, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Meta ka dhënë dy herë deklarime në Prokurorinë e Posaçme. Për herë të fundit ka qenë në SPAK në tetor të 2023, ku e konsideroi si telenovelë.

Tjetër çështje në hetim, janë disa kallëzime nga Halit Valteri që ngre dyshime për shkelje ligjore të kryera nga Meta-Kryemadhi, duke ngritur dyshime për një pagesë të kryer në SHBA prej 700 mijë dollarë për lobim të LSI në atë kohë, të drejtuar atëherë nga Monika Kryemadhi.

Hetimi tjetër është për Kryemadhin, pasi ka dyshime se ajo kishte kryer disa shërbime shëndetësore dhe estetike jashtë vendit dhe paratë ishin bërë nga para të pajustifikuara.

sherr monika ilir meta hotel me 5 yje tirane