Aktualitet23 Qershor 2024, 07:27

Skandal në Universitetin e Shkodrës: Kupola e vjetër bllokon rektorin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Universitetin e Shkodrës: Kupola e vjetër bllokon

Shkodra, prej 14 majit të shkuar, duket se ka prishur magjinë 33 vjeçare të një mallkimi që nuk i ikte gjallë në botë.

E ngërthyer nga një “elitë” horrash e injorantësh, qytetaria e ajkës së kulturës kombëtare u mbajt peng e u kthye në kënetë në kuptimin e plotë të fjalës.

Por me zgjedhjen e Benet Becit, duket se si me magji gjërat filluan të lëvizin ndryshe. Qyteti nisi të pastrohej, rrugët të shtroheshin, por mbi të gjitha horrat e dudumët u zhdukën në ngafellat e tyre të dikurshme.

Por natyrisht kjo nuk bëhet aq kollaj. Ishin aq shumë dudumë e injorantë, sa bllokuan një nga një të gjithë institucionet e qytetit dhe entet e tij. Që nga Teatri famëmadh "Migjeni" e deri tek Universiteti “Luigj Gurakuqi”.

Një institucion emërmadh i Shkodrës, që për dekada me radhë ka nxjerrë mësues e edukatorë nga e gjithë Shqipëria. Por në vitet e fundit, ai u kthye në shkollë “partie”, në një shtypshkronjë diplomash kallp, duke punësuar “shkencëtarë” që ende shkruajnë “dhampa” për llampën, apo “çeni” për kafshën e njohur besnike.

E këta mbetje të kënetës së vjetër kanë dy ditë që po mbajnë peng rektorin e ri të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i cili u zgjodh me shumicë votash nga e gjithë trupa e pedagogëve dhe rektorëve. Bëhet fjalë për profesor Tonin Gjurajn, pedagog dhe diplomat me përvojë, i cili u rikthye në qytetin e lindjes për ta ringritur edhe njëherë “Luigj Gurakuqin” e për ta bërë një motor zhvillimi të rajonit të Shkodrës.

Por një grup që e quajnë veten “komisionerë” refuzojnë të firmosin procesverbalet e votimit, për të zyrtarizuar rektorin e ri.

Dje, disa anëtarë të Komisionit Zgjedhor nuk janë paraqitur në godinën e Rektoratit, duke e penguar një process që sipas të gjitha gjasave nuk kthehet prapsht.

I takon ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu të ndërhyjë menjëherë, që të ndalojë këtë estradë të shëmtuar të kupolës së vjetër të kënetës.

Një proces ligjor nuk mund të kthehet mbrapsht. Ministria e Arsimit, e ka për detyrë ligjore që të ndihmojë Universitetet kur ka procese të tilla bllokuese dhe antidemokratike. Verdikti u dha, e ishte mëse demokratik: Rektori i ri u zgjodh profesor Tonin Gjuraj.

Bllokimi i mëtejshëm nga komisionerët madje shkon në caqet e një vepre penale, e autoriteti përkatës, në këtë rast ministria ka të drejtën të padisë çdo person të autorizuar për procesin e zgjedhjeve, që me koshiencë po bllokon procesin. Komisionerët, e mësuar ndër vite të jenë një lloj bejlerësh turkoshakë të qytetit, duhet të dijnë se nuk mund të pengojnë më asnjë proces; Shkodra do të ecë përpara!

Emrat e komisionit zyrtarë që duhet të firmosin:

Fatjon Nurja Kryetar

Gaspër Kokaj Anëtar

Peter Saraçi

Anelmo Spahija

Irini Dibra

Sebastjan Mjekaj

Marjan Curri student

skandal në universitetin e shkodrës