Aktualitet24 Qershor 2024, 14:18

Skandali seksual në Bashkinë Kukës/ Apeli i GJKKO rrit me 1.5 vite burg dënimin për Safet Gjicin; ndryshon akuzën për Alma Kaçin 

Shkruar nga Pamfleti

Skandali seksual në Bashkinë Kukës/ Apeli i GJKKO rrit me 1.5

Gykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e shkallës së parë për Safet Gjicin, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg.

Gjici u dënua me vendim të formës së prerë tashmë jo për shpërdorim detyre por për korrupsion pasiv. Edhe për Alma Kaçin u ndryshua vepra penale.

Ajo u dënua më shkallën e parë për prostitucion ndërsa vendosi ta dënojë me 1 vit e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit aktiv.

Gjici e Kaçi përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke i zbritur 1/3 e dënimit, përkatësisht 3 vite burg për Gjicin e 1 vit për Alma Kaçin.

Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në proces, teksa ish-kryebashkiaku i Kukësit prej rreth dy muajsh ndodhet në spital.

safet gjici