Aktualitet23 Shkurt 2024, 13:38

Sociologu Gëzim Tushi: Vrasja në Durrës, krim sadist! E keqja ka kapur fundin në shoqërinë tonë

Shkruar nga Pamfleti
Sociologu Gëzim Tushi: Vrasja në Durrës, krim sadist! E keqja ka
Sociologu Gëzim Tushi

Sociologu Gëzim Tushi ka komentuar krimin makabër në Durrës, ku vajza 19-vjeçare vrau dhe groposi në oborrin e banesës babain e saj 50-vjeçar, pasi i ndjeri donte të fejonte vajzën pa dëshirën e saj.

Ai u shpreh se ngjarja e sotme është tepër e rëndë dhe se krimi ishte i natyrës sadiste, ndërsa shtoi se niveli i kriminalitetit në Shqipëri është e lartë dhe se duhet ndërhyrje edhe nga shteti.

“Krimi është bërë lloj kanceri që ka kapur shoqërinë tonë. Kemi të bëjmë me një krim sadist. Unë besoj se është e papranueshëm ... Krimi nuk mund të justifikohet. Rasti i sotëm tregon se kemi arritur te vrasja e babait. Mund të jetë e rrallë, por unë s’mbaj mend rast tjetër, e keqja ka kapur fundin. Po na shfaqen qenie të tilla që me gjakftohtësi po kryejnë krime.

Mbi 80% e krimeve kryhen në familje. Kjo s’kërkon ndonjë sociolog apo filozofi të madhe sa për të thënë që vatra është familja. Nëse familja prodhon më shumë kriminalitete, duhet të përqendrohemi te familja.

Jemi marrë shumë me shtetin, por jo me familjen. Duhet një strategji kombëtare për të bashkuar faktorët kulturor edukativ që kanë të bëjë me prindërit. Familja në shekullin e XXI, babai kërkon të martojë vajzën me një burrë që nuk e do. Bashkë me të duhet të ndikojë dhe shkolla. Edhe shteti ka përgjegjësitë e veta, duhet ndërhyrje.”, u shpreh ai.

gëzim tushi krimi në durrës hygerta meta