Aktualitet30 Nëntor 2023, 22:44

“SPAK drejtohet nga Rama”/ Zogaj përplaset me Bushatin: Aludime, reformën e ka bërë Amerika!

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK drejtohet nga Rama”/ Zogaj përplaset me Bushatin:

Analisti Andi Bushati ka debatuar me Preç Zogajn lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi, paanshmërinë e SPAK dhe shkëputjen e saj nga politika.

Në emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati deklaroi se SPAK drejtohet dhe dirigjohet nga kryeministri Edi Rama. Ky mendim u kundërshtua nga Zogaj i cili tha se reforma është ndërtuar nga amerikanët dhe se nuk mund të flitet me aludime.

Pjesë nga debati në studio:

Ylli Rakipi: Zoti Zogaj, ju keni besuar gjithmonë te reforma në drejtësi, duke thënë se e kanë bërë amerikanët. Por, Rama na del dhe na thotë që e ka bërë ai vetë dhe Partia Socialiste. Si ta kuptojmë këtë?

Preç Zogaj: Unë nuk referoj hamendje. Nuk lexoj mendjen e Edi Ramës unë. Bushati flet sikur e ka dëgjuar të regjistruar, që Rama jep urdhër, etj.

Andi Bushati: Padyshim kështu është.

Preç Zogaj: Jo nuk është kështu. Madje, edhe Edi Ramës po i dridhet toka nën këmbë.

Andi Bushati: Sapo bëre atë që më kritikove, the atij po i dridhet toka nën këmbë.

Preç Zogaj: Unë flas me fakte.

Ylli Rakipi: Rama thotë e kam bërë unë reformën.

Preç Zogaj: Rama e ka votuar, por e kanë votuar të gjithë. Të gjithë mund të reklamojnë… Reforma në drejtësi ka marrë këtë formë, me kontributin e shumë aktorëve dhe faktorëve. Opozita ka patur një rol. Ka vajtur dy herë në Komisionin e Venecias dhe i ka bërë skaner.

Eugen Beci: Komisioni ka paralajmëruar kapjen politike.

Preç Zogaj: Venecia ka thënë se është ligj suis generis. Por, korrupsioni në Shqipëri, është i tillë që e bën të kalueshëm këtë.

Eugen Beci: Kemi ndëshkim apo drejtësi?

Andi Bushati: Kemi ardhur te plepat numër dy!

Eugen Beci: Nuk bie dakord me ndëshkimin, por me drejtësinë.

Preç Zogaj: Kjo drejtësi që është sot, sidomos me ardhjen në krye të SPAK të Dumanit por edhe me inkurajimin e prokurorëve, që nuk kanë ardhur nga Marsi, por kanë ardhur nga sistemi, por po motivohen...

Andi Bushati: Teza ime është, nuk mundet as Amerika dhe as BE, të bëjë drejtësi të pavarur në një regjim jo demokratik. Nga meraku që dështuan në Shqipëri, kur ua kërkoi Zaev në Maqedoni të njëjtën gjë, i thanë jo sepse ajo që ka ndodhur në Shqipëri, pjell kaos. Në kushtet e mungesës së një sistemi demokratik, është iluzion dhe mashtrim, të bësh drejtësi të pavarur. Këtu thonë, po mirë, janë kapur disa prokurorë, por është ai Dumani. Po prit ore, erdhi Yuri Kim dhe pranoi, që një pjesë e prokurorëve të SPAK, i kishte kapur Veliaj, Balla dhe Balluku. Prandaj Kim thoshte nuk dua këta të dy por dua Dumanin. Pra vetë amerikanët pranuan se 2/3 e SPAK i ka kapur Rilindja, që gjatë rrugës kosit edhe këta të tjerët.

Preç Zogaj: Ia mori Amerika…

bushati zogaj spak