Aktualitet 2 Shkurt 2024, 07:20

‘SPAK me dy standarde’ Andi Bushati: Faktet për Veliajn, njëqind herë më të rënda se sa për Ahmetajn!

Shkruar nga Pamfleti
‘SPAK me dy standarde’ Andi Bushati: Faktet për Veliajn,
Andi Bushati

Andi Bushati, thotë se faktet për Erion Veliajn në aferën e inceneratorit të Tiranës janë njëqind herë më të rënda se faktet për Ahmetajn, por SPAK ka vepruar me standard të dyfishtë, duke akuzuar Ahmetajn, ndërkohë që Veliajt nuk i ndodh asgjë. 

"Faktet për Erion Veliajn, njëqindfish më të rënda se sa për Ahmetajn. Ai është i akuzuar dhe në arrati, ky Veliaj, numri dy i PS dhe në krye ta Bashkisë. Hajde më thuaj se SPAK po kërkon të vërtetën dhe po bën drejtësi...

Nëse Ahmetaj nuk do ishte arratisur, do të ishte si Lefter Koka dhe Alqi Bllako, do të kishte mundësi të thoshte edhe këto pak gjëra që po thotë sot? Ky SPAK me këtë BKH, pse nuk kanë bërë një të penduar? Të thotë, do të shpëtosh por na trego skemën. Sepse SPAK heton për të varrosur çështjen. Vetëm Ahmetaj, që i shpëtoi kthetrave të SPAK, po na ngre ca pyetje. Kemi ngritur një mekanizmë represiv bashkë me SPAK dhe BKH, amerikane dhe evropian po të doni, që duan ta varrosin të vërtetën.

Unë kam pyetur mbi dhjetë vetë që kanë lidhje me biznesin e ndërtimit. Të gjithë në kor të thonë, nëse nuk çoje inertet në Sharrë, kishe një ushtri të madhe bashibozukësh, të policisë bashkiake që të ndiqnin për të çuar inertet te inceneratori. Hapje gropë për pallat, duhet të çoje dherat. Kur të duheshin dhera, duhet të shkoje atje ti merrje sërish.

Pra Policia Bashkiake, ka bërë vetëm një punë, përveçse kap plaka që shesin presh, kjo është një provë që e gjithë makineria e Bashkisë, e urdhëruar nga Erion Veliaj, ka qenë e angazhuar që lekët të shkonin në Sharrë dhe të përfundonin te parajsat fiskale", tha Bushati. 

 

andi bushati