Aktualitet18 Maj 2024, 07:36

“Surrogacia, biznes me klinikat private”, Pano: Trafikim i qenieve njerëzore

Shkruar nga Pamfleti

“Surrogacia, biznes me klinikat private”, Pano: Trafikim i qenieve

Pastori Akil Pano tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se projektligji për surrogacinë nuk është gjë tjetër veçse biznes me klinikat private.

Ai tha se Bashkim Evropian ka dalë me një vendim që e dënon surrogacinë si një ligj kriminal që ekspozon gratë dhe vajzat përkundrejt trafikimit.

“A janë ata (ekspertët që kanë hartuar ligjin) pronarë të klinikave private dhe a janë ata të implikuar direkt apo indirekt në këtë biznes?” pyeti pastori.

Ish-zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebrea, e cila siç tha është pjesë e komitetit kombëtar të shëndetit riprodhues, theksoi se projektligji nuk ka elemente trafikimi të qenieve njerëzore.