Aktualitet21 Maj 2024, 09:06

Të penduar në aksionin e SPAK? Avokati: Pse ‘Sky ECC’ dhe ‘Encro Chat’ nuk mund të merren si mjet për marrjen e provave!

Shkruar nga Pamfleti

Të penduar në aksionin e SPAK? Avokati: Pse ‘Sky ECC’ dhe

Avokati Arbër Hoxha, i cili mbron disa prej të arrestuarve në aksionin e fundit të SPAK, u shpreh se transkriptet e ardhura nga Belgjika dhe Franca nuk mund të merren si përgjime dhe as si mjete, që të çojnë drejt mbledhjes së provës.

Janë në fazën e hetimeve paraprake. Tepër e gabuar, që të nxirren nga konteksti ato biseda dhe të diskutohen. Në radhë të parë dihet se si kanë ardhur nga autoritetet franceze, është bërë nëpërmjet letërporosisë. Mund të ndërhyhet në këto të dhëna. Nuk e di a është ndërhyrë, por në ligjin procedural flitet qartë për provën. Të merren këto transkripte të Sky ECC dhe Encro Chat, si përgjime, nuk mund të merren si përgjime, por as si mjet për marrjen e provës”, tha ai në “Ora e Fundit”.

I pyetur nëse do ketë persona të penduar në këtë  operacion me 50 urdhërarreste të lëshuara, avokati tha se: “Shumë pak pritshmëri peronale kam se mund të ketë të penduar, por ngelet për t’u parë nëse do ketë persona të penduar. Provat e dërguara në gjykatë nuk janë të mjaftueshme”, tha ai.